Agim Bahtiri me deklaraten e tij skandaloze na riktheu në shekullin e XVIII

  • 31 March 2020 - 21:05
Agim Bahtiri me deklaraten e tij skandaloze na riktheu në shekullin e XVIII

Në shek XXI, kryetari i qytetit më të varfër në Kosovë - Agim Bahtiri gjatë një paraqitje publike për media i ka bërë thirrje Presidentit Thaçi që të ketë kujdes dhe t'i shpallë zgjedhjet, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Për më tepër kryetari i Mitrovicës dhe anëtari i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri ka thënë se në rast se formohet një qeveri e re pa shkuarje në zgjedhje do të ketë vëllavrasje.

“Qeveria e re do të bëhet kur bëhen zgjedhjet dhe sot ia tregojmë secilit vendit. Qeveri të re nuk ka prej 6 tetorit deri në zgjedhje, mos hini në një konflikt vëllavrasje sepse ne nuk e kemi ndërmend me leshu me na vjedh dikush pushtetin, qytetarët na kanë dhanë deri të na japin prapë do të jemi aty. Unë po i frikësohem asaj sepse populli është shumë i revoltuar. I bëjë thirrje presidentit që të ketë kujdes në këtë drejtim dhe t'i shpallë zgjedhjet...”, ka thënë Bahtiri.

Pas kësaj deklarate ka pasur shumë reagime nga spektri politik dhe oponetë duke e  cilësuar deklaratën e Bahtirit si nxitëse dhe skanadaloze.

Hoti: Tri referenca janë bërë deri më tani për gjakderdhje

Ish-zëvendëskryeministri, Avdullah Hoti ka reaguar pas deklaratës së kreut të Mitrovicës, Agim Bahtirit, që sot përmendi vëllavrasjen në rast se nuk shkohet në zgjedhje të reja.

Hoti ka shkruar në Facebook se tri referenca janë bërë deri më tani për gjakderdhje.

“Tri referenca janë bërë deri më tani për gjakderdhje. E para është bërë në Kuvend nga Kryeministri në detyrë, e dyta nga Tirana dhe e treta sot nga Mitrovica. Por, jam i bindur se kjo shoqëri ka maturitetin e nevojshëm për të ndaluar zërat e tillë, tash, menjëherë dhe përgjithmonë”, ka deklaruar ai.

Hoti ka kritikuar gjithashtu kreun e Qeverisë në detyrë, Albin Kurtin duke thënë se mungon koordinimi me komunat dhe mbështetja ndaj tyre.

Sipas tij, paritë politike duhet të kryejnë konsultimet e thirrura nga Presidenti i shtetit.

“Partitë politike në këto konsultime duhet të vendosin për njërin nga këto dy opsione. E para, nëse ka vullnet për të formuar një shumicë të re parlamentare, atëherë Kuvendit i propozohet përbërja e Qeverisë së re nga partitë politike që e përbëjnë këtë shumicë parlamentare. E dyta, nëse nuk ka vullnet për të formuar një shumicë të tillë parlamentare, atëherë partitë dakordohen për datën e zgjedhjeve, e cilat duhet të jetë në një kohë të përshtatshme pas tejkalimit të kësaj situate. Rrugë tjetër nuk ka. Të gjithë të bëhemi të përgjegjshëm për respektimin e Kushtetutës dhe rendit demokratik”, ka thënë ai.

Image

 

 

 

 

 

 

Zeka: Shihe ky tuxhari i lopeve çka thote?!

Ish deputeti Milaim Zeka ka reaguar ndaj Agim Bahtirit, i cili paralajmëroi vëllavrasje në rast se presidenti nuk i shpallë zgjedhjet.

Zeka përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook ka shkruar:

Shihe ky tuxhari i lopeve çka thote?!

Ishalla more Agim i pshurre ne qafe prej Aleksander Lumezit, kryeprukuror, deri te Presidenti Thaçi, pastaj vazhdon me te gjithe lideret e partive politike, a Bacit, pra Behgjet Pacollit, banja nje mut mbi koke, qe ka pranu me pi kafe me ty, se le ma me te ba kryetar te Mitrovices.

Mutin ma te madh ke me ja ba Albin Kurtit, ama vone ka me kuptu. U ba me turli bazhibozuku, me turli idioti, vetem me ardhe ne pushtet.

Kush je ti more hajvan me thirre per vellavrasje, per lufte qytetare?! A nuk te vjen marre prej familjes tane a?

O Agim, ky krahu qe ti po e sulmon, ne politike e kane ba mut, ama keta kane luftu me Serbi edhe nuk jane tremb. Nese ti mundesh me i trembe, me te gjithe ata qe mendojne si ti, ishalla hunin ne bythe ua shtine! Ti vazhdo, se boll te ka ece…!!!

Image

 

Idrizi: Nxitja për dhunë e vëllavrasje nga i pari i komunës së Mitrovicë është e tmerrshme

Edhe deputetja e PDK-së nga Mitrovica, Valdete Idrizi, ka dënuar gjuhën nxitëse për vëllavrasje që bëri sot kryetari i Mittovicës Agim Bahtiri i cili tanimë është edhe zyrtar i Vetëvendosjes.

Idrizi ka shkruar në Facebook se nxitja për dhunë e vëllavrasje nga i pari i komunës së Mitrovicës në kohë pandemie, nuk do koment, është e tmerrshme, e denueshme, e pa pranueshme nga të gjithë, pa dallim.

“Nuk na duhet gjuha e dhunës dhe e urrejtjes, nga askush dhe ndaj askujt, as sot as kurrë! Nxitja për dhunë e vëllavrasje nga i pari i komunës, në kohë pandemie, nuk do koment. Është e tmerrshme. E denueshme. E pa pranueshme. Nga të gjithë, pa dallim!”, ka shkruar IdrizI.

Image

 

Lushtaku: Kush luan me zjarr, do të digjet vet prej tij

Anëtari i kryesisë së PDK’së, Sami Lushtaku i ka reaguar kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtirit që sot deklaroi se në vend do të ketë vëllavrasje në rast se qeveria e re formohet pa shkuar në zgjedhje.

Lushtaku ka deklaruar se këto ditë shumë anëtarë e mbështetës të LVV-së kanë bërë thirrje për dhunë e anarki, deri te vëllavrasja e lufta civile.

“ Po habitem se si mbi 20 vjet pas çlirimit të vendit, njerëz që s’kanë dhënë asnjë kontribut për vendin, kanë guxim për të bërë thirrje të tilla. Këta që s’kanë guxuar që t’i dalin përballë armikut kur është kërkuar prej tyre, s’besoj që e kanë guximin që t’i dalin përballë shtetit dhe popullit të Kosovës. Kushdo që është aq i çmendur, do ta marrë përgjigjen që e meriton”, ka deklaruar ai.

Lushtaku thotë se ata që mendojnë se do ta rrezikojnë  se do ta rrezikojnë popullin me nxitje për dhunë, le ta dinë se dhuna do t’i dënojë vet ata.

“Kush luan me zjarr, do të digjet vet prej tij”, ka deklaruar ai.

Image

 


Ndërkohë Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka nisur hetime ndaj kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri, mbi dyshimet për veprën penale të nxitje të urrejtjes.

Lajmin e ka konfirmuar Shyqyri Syla, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka autorizuar Policinë për të kryer hetime dhe për të intervistuar dëshmitarë”, ka thënë Syla.

Kryeprokurori Syla ka thënë se momentalisht hetuesit policorë janë duke e marrë në pyetje Bahtirin.

Bahtiri paralajmëroi “konflikt vëllavrasje” nëse formohet pa Lëvizjen Vetëvendosje një shumicë e re parlamentare në Kuvendin e Kosovës.

“Qeveria e re do të bëhet kur bëhen zgjedhjet dhe sot ia tregojmë secilit vendit. Qeveri të re nuk ka prej 6 tetorit deri në zgjedhje, mos hini në një konflikt vëllavrasje sepse ne nuk e kemi ndërmend me leshu me na vjedh dikush pushtetin”, u shpreh Bahtiri mëngjesin e së hënës.


(Kosova Sot Online)