Kisha Ortodokse Serbe bën bujë në mediat e huaja: Tradita e tyre ‘infektoi’ klerikët me koronavirus, njëri vdes

  • 31 March 2020 - 08:48
Kisha Ortodokse Serbe bën bujë në mediat e huaja: Tradita e tyre ‘infektoi’ klerikët me koronavirus, njëri vdes

Një peshkop i Kishës Ortdokse Serbe, Valjevo Milutin Knezevic, ka vdekur nga koronavirusi në bazë të një konfirmi nga kjo Kishë.

Ky peshkop përballej me akuzat se nuk kishte respektuar rregullat shëndetësore të urgjencës.

“Peshkopi Milutin u infektua nga koronavirusi ndërsa shërbeu në eparkinë e tij dhe midis njerëzve të tij,” tha komuna e tij në një deklaratë të hënën.

Dy klerikë të tjerë u infektuan gjithashtu, sipas njoftimeve nga kjo kishë.

Infeksionet dhe vdekja e 71-vjeçarit Knezevic pasojnë zemërimin e publikut mbi praktikat, përfshirë puthjen e faltoreve dhe madje përdorimin e një lugë të vetme në bashkësi, e cila ishte ndaluar sipas rregulloreve të urgjencës, por që ishte kundërshtuar zbatimi i praktikave tjera nga klerikët.

Pasi Serbia shpalli një gjendje të jashtëzakonshme më 15 mars u shfaqën disa video të njerëzve që bekoheshin e spërkateshin me një lugë e një gotë.

Videot, një prej tyre të një shërbimi nga 22 Marsi në Novi Sad, ndezën një ortek kritikash ndaj kishës. E për këto tradita që cenojnë dhe rrezikojnë shëndetin e ortodoksëve nxitën reagime në mediat e huaja, ku shumica nga to shkruan se si Kisha Ortodokse gjendet në ‘’zjarr’’ për shkak të rregullave që janë caktuar nga shteti.

Por kishat serbe ende vazhdojnë të mbrojnë festat e tyre.

‘’Është e pakuptimtë dhe tejet keqdashëse për të gjithë ata që as nuk shkojnë në kishë, as nuk pranojnë bashkësi të presin që kisha ta privojë besnikun e saj nga ajo që është më e rëndësishmja për ta”, tha Kisha Ortodokse Serbe.

Madje kisha nuk pranoi asesei që kjo është e vërtetë, dhe se rrezikon shëndetin e popullsisë. Ata e quajtën këtë një ‘’gënjeshtër të pastër’’.

Serbia është vendosur në izolim total pasi numri I viktimave ka arritur në 16 ndërsa rreth 785 persona kanë rezultuar pozitiv për virusin COVID-19.

(Kosova Sot Online)