Shkon në 168 numri i viktimave të koronavirusit në Turqi

  • 31 March 2020 - 09:08
Shkon në 168 numri i viktimave të koronavirusit në Turqi

Turqia i ka shënuar 37 viktima të reja të koronavirusit në 24 orët e kaluara, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë, duke e çuar në 168 numrin e përgjithshëm të rasteve fatale.

Sipas kësaj ministrie, edhe numri i të infektuarve u rrit për 1610 vetëm për një ditë dhe shifra e përgjithshme shkoi në 10 mijë e 827 persona të prekur. 162 pacientë janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet, shkruan “Anadolu”.

Raportohet se 725 pacientë janë duke u trajtuar në sektorin e kujdesit intenziv, ndërsa autoritetet i kanë testuar mbi 11 mijë persona për 24 orë. Në përgjithësi, deri më tani janë testuar gati 77 mijë njerëz.

Në fillimi të përhapjes së pandemisë, kur virusi i kishte përfshirë shumicën e shteteve fqinje të Turqisë, ky vend dallohej për numrin e vogël të rasteve dhe madje merrte masa për kufizimin e kontaktit me shtetet e tjera.

Koronavirusi fillimisht u paraqit në Ëuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa tanimë është përhapur në 177 shtete dhe territore. Mbi 740 mijë njerëz në mbarë botën janë infektuar dhe rreth 35 mijë kanë vdekur.

(Kosova Sot Online)