Vdes 13-vjeçari në Britani, dyshohet se nuk kishte asnjë sëmundje
Një djalë 13-vjeçar ka vdekur në një spital në Britani pas testimit pozitiv për koronavirusin, ka thënë familja e tij.
Ismail Mohamed Abdulwahab, nga Brixton, South West London, thuhet se është dërguar në Spitalin e King’s College në Londër pasi kishte vështirësi në frymëmarrje.
Një person i familjes tha se ai më vonë ra në gjendje kome të shkaktuar dhe vdiq dje në mëngjes.
Ai besohet se nuk ka pasur probleme të tjera shëndetësore.
(Kosova Sot Online)