Hamza: VV’ja duhet ta pyesë veten se pse të gjithë votuan për rrëzimin e saj

  • 07 April 2020 - 21:52
Hamza: VV’ja duhet ta pyesë veten se pse të gjithë votuan për rrëzimin e saj

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Bedri Hamza, ka thënë se subjekti të cilit ai i takon nuk ka pasur fare rol në rrëzimin e qeverisë Kurti, dhe se fajtorët për votimin e mocionit janë vetë akterët e ish-koalicionit qeverisës.

‘’PDK nuk i ka kontribuar situatës së rrëzimit të qeverisë’’, ka thënë ai.

‘’Ata e kanë rrëzuar vetë qeverinë e tyre. Nuk kemi patur fare rol’’, shtoi Hamza.

Tutje Hamza ka thënë se qeveria e kaluar do të mbajë rekorde famëkeqe.

‘’Për kohëzgjatjen e qeverisë nuk mund tia thyejë askush këtë rekord. Edhe numri i votave për rrëzimin e qeverisë ishte shumë i madh. Ata duhet tia bëjnë pyetje vetes, pse të gjithë ishin kundër neve?’’

Ai tregoi se PDK ka pasur raste kur partitë tjera kanë qenë kundër saj, por ai thotë se PDK asnjëherë nuk ka qenë kundër asnjë partie.

‘’Ne nuk kemi qenë kundër askujt. Madje u kemi bërë thirrje të tjerëve për të ardhur me ne në pushtet.’’, përfundoi Hamza. 


(Kosova Sot Online)