Shkon në 1.4 milion numri i të prekurve nga koronavirusi në mbarë botën

  • 08 April 2020 - 09:00
Shkon në 1.4 milion numri i të prekurve nga koronavirusi në mbarë botën

Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, numri i të infektuarve me koronavirus në mbarë botën ka shkuar në 1 milion e 431 mijë persona, ndërsa numri i viktimave në 82 mijë e 145. Deri më tani janë shëruar 301 mijë njerëz.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë bindshëm në vendin e parë në botë sa i përket numrit të të infektuarve me 400 mijë raste, gati trefish më shumë se Italia që ndodhet në vendin e dytë me 141 mijë të infektuar. E treta është Spanja me mbi 135 mijë raste.

Sa i përket numrit të viktimave, Italia vazhdon të mbetet në vendin e parë me 17 mijë e 127 të vdekur. Në vendin e dytë është Spanja me mbi 14 mijë viktima, ndërsa Shtetet e Bashkuara janë në pozitën e tretë me mbi 12 mijë e 800 të vdekur.

Më së shumti persona të shëruar janë regjistruar në Kinë – mbi 77 mijë, pastaj në Spanjë 43 mijë dhe në Gjermani më shumë se 36 mijë të shëruar.

Nëse trajektorja e shtimit të viktimave vazhdon me këtë ritëm, Shtetet e Bashkuara së shpejti pritet ta zënë vendin e dytë në botë para Spanjës. Vetëm të martën janë regjistruar mbi 1800 viktima, dukshëm më shumë se në shtetet e tjera.

(Kosova Sot Online)