Kosova përfiton 9.4 milion euro nga Banka Botërore për projektin për Efiçiencë

  • 09 April 2020 - 13:20
Kosova përfiton 9.4 milion euro nga Banka Botërore për projektin për Efiçiencë

Ministria e Financave dhe Transfereve dhe Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim (pjesë e Bankës Botërore), kanë nënshkruar marrëveshjen e radhës së grantit në vlerë prej 9.4 milion euro.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare është bërë e ditur se marrëveshja ka për qëllim mbështetjen financiare të Projektit për Efiçiencë në Energji dhe Energji të Ripërtëritshme.

“Si rezultat i këtij projekti do të ketë përdorim më efiçient të energjisë në ndërtesat publike, si dhe avancim të politikave dhe mjedisit rregullator në sektorin e energjisë së ripërtëritshme”, thuhet në njoftim.

Ky grant është vazhdimësi e atij të nënshkruar me datën 27 shkurt 2020, në vlerë prej 2,785,000 dollarë amerikan.

(Kosova Sot Online)