Bashkëshortja e Agim Ramadanit kujton betejën e Koshares: Agim, sot nuk mund të vijë që të tregoj për...

  • 09 April 2020 - 12:43
Bashkëshortja e Agim Ramadanit kujton betejën e Koshares: Agim, sot nuk mund të vijë që të tregoj për...

Shukrije Ramadani bashkëshortja e heroit të Kosovës Agim Ramadanit, përmes një shkrimi të publikuar në Facebook, ka folur për fillimin e betejës së Kosharës.

Në këtë Betejë ra heroikisht për të mos vdekur kurrë bashkëshorti i Shukrijes – heroi i kombit tonë  Agim Ramadani.

Ajo shkruan se sot nuk mund të shkoj pran varrit të Agimit, që t’i tregoj për ëndrrat e mugëta dhe shpresat e thyera e dashuritë në vyshkje të Kosovës.

Ajo shkruan se sot është e fortë dhe krenare me Agimin dhe bashkëluftëtarët e lirisë.

“Sot nuk mund të vijë pranë varrit tënd, të tregoj mbi ëndrrat e mugëta, shpresat e thyera e dashuritë në vyshkje të Kosovës tënde! Sot jam e fortë e krenare, me ty dhe bashkëluftëtarët e lirisë, që u bëtë dritë e atdheut! Pusho i qetë shpirti im se Kosova është feniks që ngjallet nga hiri i juaj!”, shkruan Shukrije Ramadani në profilin e saj në Facebook.

(Kosova Sot Online)