Qarkullimi i veturave në këtë kohë lejohet vetëm me sigurim

  • 09 April 2020 - 13:49
Qarkullimi i veturave në këtë kohë lejohet vetëm me sigurim

Për të dalur në rrugë me automjete në këtë kohë pandemie nuk ka nevojë për regjistrim të tyre vetëm për polisë të sigurimit, kjo pasi MPB-ja me një vendim ka bërë lehtësime për qytetarët në këtë situatë pandemie.

Drejtori iShoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku tha se krejt cfarë duhet sot për me dal në trafik është vetëm një polisë e sigurimit sepse edhe deklarata e ish-ministrit të MPB-së që policia me pas mirëkuptim n qytetarëve në këtë kohë pandemie që dalin pa regjistrim mirëpo jo ehe për ata qytetarë që dalin pa sigurim.

“Gjatë këssaj kohë qëndrimi në shtëpi është i nevojshëm mirëpo po vërehet që ka fluks të mah të veturave në trafik. Proceura të regjistrimit të tyre në këtë kohë pandemie nuk ka për shkak se Qendrat e regjistrimit janë mbyll me një vendim nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe ajo cfarë kemi bërë ne si shoqatë kemi kërkuar nga Ministria që të pezullojë një nen, që i bie që të gjithë ata qytetarë që ssigurohen gjatë kesaj kohe, në momëntin që fillojnë punën qendrat e regjistrimit nuk e kanë të nevojshme që sigurimin ta ndryshojnë apo ta marrin të ri.

Ajo krejt cfarë duhet sot për me dal në trafik është vetëm një polisë e sigurimit sepse edhe deklarata e ish-ministrit të MPB-së që policia me pas mirëkuptim n qytetarëve në këtë kohë pandemie që dalin pa regjistrim mirëpo jo ehe për ata qytetarë që dalin pa sigurim. Pra vetëm një polisë e sigurimit duhet dhe të tjerat proceura do të kryhet pasi të përfundojë kjo situatë”, tha Mazreku.

Mazreku tha se kompanitë e sigurimeve respektojnë orarin sa i përket lëvizjes së lirë dhe sipas rekomandimeve të IKSHP-së “Zyret e kompanive të sigurimeve janë përshtatë me këtë orarin e ri pas datës 27 mars, janë duke punuar nga ora 09:00 deri në orën 15:00 cdo herë sipas rekomandimeve të IKSHPK-së”.

Mazreku po ashtu tha se kjo situatë i dëmton ata dyfish, pasi sipas tij, në njërën anë ka lëvizje të qytetarëve të cilët po dalin pa u siguruar, kjo i bie që kompanitë nuk inkasojnë hyrje, ndërsa në anën tjetër të gjithë dëmet që bëhet nga këta njerëz që bëjnë dëme paguhen nga fondi i kompenzimit, sigurisht që këto mjete në fund prap i paguan vet qytetari mirëpo për momëntin kemi ngarkesë të kompanive të sigurimit, pra dëmi është i dyanshëm.

“Fluksi i njerëzve është i madh, sidomos pas datës kur ka ndryshuar lëvizja e lirë. Tregu nuk është i vogël edhe pse është sektor privat, janë rreth 13 kompani të sigurimeve ku 50% janë me kapital të huaj, janë rreth 3 mijë të punësuar në këtë sektor në mënyrë direkte me kontratë të rregullta dhe rreth 2 mijë të tjerë të varur indirekt nga kjo industri. Pra rreth 5 mije njerëz apo familje janë të varur nga kjo dhe sado të zgjas kjo pandemi ka me ndikuar edhe tek ne mirëpo shqetësuese është se njerëzit po dalin pa sigurim, dëmi është i dyanshëm. 

Mazreku apelon që fillimisht është e nevojshme në këtë kohë më qëndru në shtëpi mirëpo nëse dalin mos të dalin pa sigurim, sepse pandemie do të kaloj ne do të kthehmi në realitet dhe mos të na vije një faturë e madhe të cilën duhet ta paguajmë vet.

(Kosova Sot Online)