Politologu zbulon skenarin e grusht shtetit: Prishja e koalicionit nga ana e LDK-së ishte projekt sekret

  • 11 April 2020 - 07:31
Politologu zbulon skenarin e grusht shtetit: Prishja e koalicionit nga ana e LDK-së ishte projekt sekret

“Rrëzimi i Qeverisë ka qenë hapi më i dëmshëm për të ardhmen e shtetit tonë, rrëzimi i saj ka parandaluar instalimin e një frymë më konstruktive e progresive, duke e stagnuar frymën dekonstruktive e cila ishte instaluar prej kohësh dhe që mbështeste grupacione të ndryshme politike. Kjo qasje duke qenë në bazament social e dobiprurës, u konsiderua edhe si rrezik për forcat tjera politike, duke e iniciuar edhe qëllimin e fshehtë të tyre, përfshi edhe LDK-n për rrëzimin e saj. Qeveria Kurti nuk është rrëzuar për shkak të shkarkimit të ministrit të LDK-s, Agim Velit, as edhe anti amerikanizmit  siç akuzohej ajo së fundi, por është shkarkuar për shkak të orientimit të drejt e racional, për shkak të qasjes deshifruese e dekriminalizuese që ka pas për objektiv t’ua bëjë gjithë qeverisjeve. Duke mos e përjashtuar edhe padinë të cilën ka pasur për t’ia drejtuar Serbisë”, thotë  Haziri për “Kosova Sot Online”.


 
Politologu Arsim Haziri, duke vlerësuar situatën dhe momentin kritik në të cilin gjendet vendi, procesin e rifillimit të dialogut me Serbinë, dhe kushtëzimet që këtij shteti është dashur të ja bëjë Kosova në proces, duke e nxjerr përpara tavolinës së bisedimeve faturën e dëmeve dhe krimeve të luftës që duhet ti paguaj Serbja shtetit të Kosovës, thotë se mocioni për rrëzimin e Qeverisë Kurti, është dëmi më i madh madje historik që politika”tradhtare” ka mundur dhe ja ka bërë deri më tani shtetit të ri të Kosovës.
“Është shumë e sigurt dhe e pastër si loti e vërteta e dhimbshme se rrëzimi i  Qeverisë Kurti, do të jetë një humbje e madhe e shtetit të Kosovës, një dështim në përpjekjen për ta paditur Serbinë për krimet e luftës, pasi që në programin Qeverisës të kësaj Qeverie, pikë kyçe me prioritet ishte pikërisht trajtimi i dëmeve dhe krimeve të luftës, kushtëzimi i dialogut me Serbinë me pranimin dhe kompensimin e këtyre dëmeve. Nuk po e them këtë vetëm unë por e ka thënë vetë kryeministri duke e dokumentuar edhe në programin e Qeverisë të bërë publik, e  pastaj e ka vërtetuar edhe  vetë kryetarja e Kuvendit Vjosa osmani e cila ka qenë bashkë hartuese e këtij programi, duke deklaruar se për herë të parë, Kosova kishte Qeveri që në Programin e saj kishte edhe përgatitjen e padisë për gjenocid kundër Serbisë. Për herë të parë, Kosova kishte institucione që flisnin para gjithë botës për vuajtjen e fëmijëve gjatë luftës dhe kërkonte drejtësi për ta dhe insistonte që nuk ka paqe pa drejtësi, sepse  Kosova po kalon dekadën e dytë në liri dhe kjo e kaluar e dhimbshme ka mbetur në harresë nga të gjitha qeverisjet e kaluara”, thotë Haziri për “Kosova Sot Online”.
Prandaj, sipas Arsim Hazirit, rrëzimi i Qeverisë Kurti e ka kthyer mbrapa Kosovën gati për dy dekada të tjera, gjë që rrezikon edhe  ndërtimin e të ardhmes.

Image
Arsim Haziri

“Rrëzimi i Qeverisë ka qenë hapi më i dëmshëm për të ardhmen e shtetit tonë, rrëzimi i saj ka parandaluar instalimin e një frymë më konstruktive e progresive, duke e stagnuar frymën dekonstruktive e cila ishte instaluar prej kohësh dhe që mbështeste grupacione të ndryshme politike. Kjo qasje duke qenë në bazament social e dobiprurës, u konsiderua edhe si rrezik për forcat tjera politike, duke e iniciuar edhe qëllimin e fshehtë të tyre, përfshi edhe LDK-n për rrëzimin e saj. Qeveria Kurti nuk është rrëzuar për shkak të shkarkimit të ministrit të LDK-s, Agim Velit, as edhe anti amerikanizmit  siç akuzohej ajo së fundi, por është shkarkuar për shkak të orientimit të drejt e racional, për shkak të qasjes deshifruese e dekriminalizuese që ka pas për objektiv t’ua bëjë gjithë qeverisjeve. Duke mos e përjashtuar edhe padinë të cilën ka pasur për t’ia drejtuar Serbisë”, thotë  Haziri për “Kosova Sot Online”.
 
Sipas Hazirit, pikërisht, përpjekja për instalimin e shtetit të fuqishëm ligjor, i ka trembur grupet mafioze të fshehura pas politikës, prandaj e rrëzuan Qeverinë Kurti.
 
“Pikërisht operimi i saj me logjikë shtetërore e konsruktive, është shndërrua në pengesë e problematikë të forcave tjera që tërë politikë bërja e tyre konsiston në fenomene negative. Kosova natyrisht se e ka humbur shansin histori për të paditur Serbinë, duke mos qenë ajo subjekt i gjykimeve për veprimet dehumanizuese që i ka ndërmarr gjate legjitimit të saj, Kosova e ka liruar nga përgjegjësia e politikës fashiste dhe kësisoj e ka epitetizuar si shtet të përmbushur politikisht, duke ia krijuar gjitha mundësitë për integrime nëpër trupat Evropian”, thotë  politologu Arsim Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)