Holanda i regjistron 132 viktima të reja të koronavirusit për 24 orë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në Holandë njoftoi se 132 persona kanë vdekur nga koronavirusi në këtë shtet gjatë 24 orëve të kaluara.
Kështu, shifra e përgjithshme e të vdekurve nga sëmundja e re në shtetin më të madh të Beneluksit shkoi në 2,643 persona.
Rritje shënoi edhe numri i infektimeve. Për një ditë, u konfirmuan 1,316 të infektuar dhe numri i përgjithshëm shkoi në 24,413.
Holanda është vend me numër të konsiderueshëm të të prekurve në krahasim me shifrën e popullsisë, shkruan “The Guardian”.
Javë më parë, ky vend u bë lajm në mediet botëore pasi njerëzit u panë duke pritur në radhë për të blerë kanabis, ndonëse në vendet e tjera po pritet para dyqaneve ushqimore dhe barnatoreve.
(Kosova Sot Online)