Ja kush po e paralajmëron ndëshkimin: Pas rrëzimi të Qeverisë Kurti  partitë e inkriminuara ju frikësohen zgjedhjeve

  • 11 April 2020 - 15:45
Ja kush po e paralajmëron ndëshkimin: Pas rrëzimi të Qeverisë Kurti  partitë e inkriminuara ju frikësohen zgjedhjeve

“Shumica e qytetarëve të vendit, tanimë e kanë humbur plotësisht besimin tek këto parti të dështuara politike, të cilat pasi që edhe në këtë kohë të rëndë pandemie dhe krize botërore nuk hezituan të organizonin puç klasik, për rrëzimin e Qeverisë, marrja e ndëshkimit të merituar historik dhe të përjetshëm goditës, të kësaj kaste të tej inkriminuar politike nga qytetarët e vendit, i frikëson ato deri në palcë të ballafaqohen për kohë kaq të shkurtër edhe një herë me votën e qytetarit, ndaj dhe duan me çdo kusht që të rikthehen sërish në pushtet, pa u matur fare në votime dhe shkuar në zgjedhje të lira”, thotë Qarri për “Kosova Sot Online”.
 
Partitë politike që u bashkuan për ta rrëzuar Qeverinë Kurti, PAN-i i qeverisjes së mandatit të kaluar së bashku me LDK-në, nuk kanë pranuar që të shpërbëhet Kuvendi i Kosovës dhe të shkohet në zgjedhje të reja, por që nga kjo legjislaturë aktuale e Kuvendit, të formohet një qeveri tjetër me bazë të gjerë, një formulë kundër kushtetuese që po e konteston dhe nuk po e pranon LVV-ja.
 
Analistët politik , frikën nga zgjedhjet e reja, që kanë  tash partitë të cilat e rrëzuan Qeverinë Kurti e shohin tek humbja e madhe e besimit nga qytetarët, për shkak të lidhjeve të tyre me krimin e organizuar, për të cilin shkak dhe u ndëshkuan në zgjedhjet e 6 tetorit, ndëshkim ky që do të ishte akoma më i ashpër nëse  pas rrëzimit të Qeverisë Kurti do të kishte zgjedhje më të shpejta. Kështu ka thënë për “Kosova Sot Online”, analisti politik Gani Qarri, sipas të cilit, rezultati zgjedhor i 6 tetorit 2019 për partitë politike ish pushtetare që rrënuan vullnetin qytetarë të 6 tetorit me mocionin kundër Qeverisë Kurti,  ishte edhe një ndëshkim i rëndë kundër kësaj kaste politike që zhvati vendin për plot 2 dekada, prandaj edhe tani është pikërisht nga marrja e ndëshkimit tjetër historik dhe të përjetshëm të kësaj kaste politike të tej inkriminuar nga qytetarët ajoi që i bënë të mos pranojnë të ballafaqohen përsëri me votën qytetare. E ndëshkimin për tradhti të madhe në këtë rast do ta merrte kryesisht LDK, e cila e preu në besë edhe kandidaten për kryeministër Vjosa Osmanin, kurse jashtë loje do të mbetet Nisma e cila u fut me manipulim të votave.

Image
Gani Qarri

 
“Siç dihet tanimë publikisht, zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit 2019, ishin zgjedhjet më të mira, të mbajtura ndonjëherë që nga paslufta në Kosovë, të cilat, kaluan qetë e pa probleme të theksuara që do ta zbehnin apo dëmtonin procesin dhe ishin në harmoni të plotë me standardet më të larta ndërkombëtare të vendeve më të përparuara demokratike kudo në botë. 
Duke pasur parasysh faktin se udhëheqësit e vjetruar e demode të LDK-s, ka kohë që e kanë humbur terrenin dhe mbështetjen e elektoratit, ata si kandidate për kryeministre emëruan Vjosa Osmanin me përgatitje të lartë profesionale dhe vullnet e gatishmëri të plotë politike që tu prijë ndryshimeve, të kërkuara që moti nga votuesi dhe qytetarët e gjithë vendit. 
Por derisa rezultati i zgjedhjeve u pranua pa kundërshtime të mëdha nga shumica e segmenteve politike, manipulimet filluan qysh në procesin e numërimit të votave të para nga vet komisionarët e partive, të cilët dëmtuan gjithë procesin, vonuan shpalljen e numërimit të votave dhe ndryshuan rezultatin final të zgjedhjeve, duke e katapultuar Nismën mbi pragun e domosdoshëm, me manipulime”, thotë analisti Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.
 
Madje, sipas Qarrit,  partitë e dështuara politike, të cilat me gjithë qëndrimin për më tepër se 12 vite në pushtet, kurrë nuk arritën ta qonin deri në fund, qoftë edhe një mandat të vetëm qeverisës, duke qenë se gjatë procesit elektoral nuk arritën të manipulonin sërish me votuesin e vetëdijesuar, ato ende pa kaluar 50 ditë të plota,organizuan një puç klasik, me manipulimin e ulët të deputetëve pa "uni" e dinjitet personal dhe keqpërdorimin e servilitetit të tyre ndaj partive, për rrëzimin e Qeverisë Kurti, që edhe me këtë aventurë banditeske të rikthehen sërish në pushtet. 

“Duke pasur parasysh faktin se partitë e kriminalizuara nuk hezituan ta keqpërdornin edhe gjendjen e pandemisë së Koronavirusit, për rrëzimin e qeverisë mu në këtë kohë krize globale, kur e gjithë bota po bashkëpunon për luftimin e këtij armiku të padukshëm, shumica e partive politike me të drejtë i frikësohen shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme, pavarësisht asaj që ato zgjedhje nuk do të mbaheshin tani, por me një marrëveshje politike, dhe autorizimit kushtetues që ka presidenti, do të afatizoheshin në bazë të krijimit të kushteve të përshtatshme për mbajtjen e tyre. Për aq më tepër, futja e përçarjeve, ndërskamcave politike dhe puçit si ky i fundit që kanë aplikuar partitë e dështuara politike si LDK dhe partitë e PAN-i për rrëzimin e Qeverisë së vendit, i ka bërë këto parti aq të pabesueshme në sytë e popullit të Kosovës, sa që me plot arsye, tani ato nuk pranojnë të shkojnë as në zgjedhje, ku pritet, që të paguajnë një çmimin tejet të rëndë, për përpjekjet e tyre të paprecedent antikombëtare, edhe në këtë kohë të pa kohë, për rrënimin e shtetit tonë të vogël e të brishtë”, thotë Qarri për “Kosova Sot Online”.


 
Sipas Gani Qarrit, përveç rezultatit ndëshkues zgjedhor për partitë politike ish pushtetare që rrënuan vullnetin qytetarë të 6 tetorit, në zgjedhjet e radhës, çfarëdo qofshin ato, pritet një ndëshkim tjetër edhe më i madh dhe i dyfishuar kundër kësaj kaste të kriminalizuar politike që zhvati vendin për plot 2 dekada me radhë.

“Shumica e qytetarëve të vendit, tanimë e kanë humbur plotësisht besimin tek këto parti të dështuara politike, të cilat pasi që edhe në këtë kohë të rëndë pandemie dhe krize botërore nuk hezituan të organizonin puç klasik, për rrëzimin e Qeverisë, marrja e ndëshkimit të merituar historik dhe të përjetshëm goditës, të kësaj kaste të tej inkriminuar politike nga qytetarët e vendit, i frikëson ato deri në palcë të ballafaqohen për kohë kaq të shkurtër edhe një herë me votën e qytetarit, ndaj dhe duan me çdo kusht që të rikthehen sërish në pushtet, pa u matur fare në votime dhe shkuar në zgjedhje të lira”, thotë Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)