E thotë profesor Smaka: Ja pse LVV nuk duhet të jep propozim të ri për pozitën e kryeministrit

  • 12 April 2020 - 08:59
E thotë profesor Smaka: Ja pse LVV nuk duhet të  jep propozim të ri për pozitën e kryeministrit

“Zgjedhja e Qeverisë, kurdoherë, pre supozon ekzistimin e rrethanave shoqërore, politike e shëndetësore normale të cilat aktualisht nuk janë prezentë në vendin tonë. Përkundrazi vendi ynë është në ethe të drojës së bazuar nga pandemia globale për ç'shkak nuk do të duhej të ndërmerreshin aktivitete për riformatizim të Qeverisë në dorëheqje. Ndaj, përderisa vendi ynë e ka Ekzekutivin funksional dhe ndodhet në rrethana shëndetësore të jashtëzakonshme,nuk do të justifikohej fushata e opozitarëve për të proceduar zgjedhje të Qeverisë . Ndryshe përfaqësuesi i LV - së ,nuk është i obliguar me afat prekluziv kushtetutar as ligjor për të ja propozuar Presidentit kandidatin për mandatar të propozimit të strukturës së Qeverisë në vijim”, thotë profesor Smaka për “Kosova Sot Online”.

Image
Riza Smaka

Profesori i së drejtës, njohës i së drejtës Kushtetuese, Riza Smaka, po e vlerëson të pa drejtë, të pa arsyeshëm madje me tendencë politike jo serioze, presionin që po i bëhet tani nga ana e Presidentit Thaçi, kreut të LVV-së dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, që ta propozojnë një emër të ri për kryeministër, për mandatar të riformimit të Qeverisë së re, pas mocionit të mosbesimit të votuar në Kuvendin e Kosovës kundër kabinetit aktual.

Profesor Smaka thotë se nuk mundë të kontestohet e drejta e presidentit që të interesohet për të gjetur rrugë ligjore të funksionalizimit të institucioneve të shtetit, edhe në këtë situatë pandemie që po kalon vendi, por nuk duhet dhe nuk është e drejtë as ligjore kërkesa ultimative që tani të propozohet emri, dhe të provohet ri kompozimi i kabinetit të ri qeveritar, në çfarëdo mënyre që provohet të bëhet ai, qoftë si kombinim i ri politik, apo eventualisht edhe dështim dhe shpallje të zgjedhjeve të reja. Smaka thotë se deri në kalimin e pandemisë me Koronavirusin, LVV nuk duhet ti propozon presidentit asnjë emër për mandatar të reformatimit të qeverisë, por duhet të përqendrohet në kryerjen e të gjitha obligimeve kushtetuese, si qeveri e rregullt, ndonëse është qeveri në detyrë, në largim e sipër, sipas Kushtetutës.

“Sipas nenit 100 par. 6 te Kushtetutës, pas votimit pro te mos besimit të Qeverise ,Qeveria konsiderohet në dorëheqje. Qeveria në dorëheqje, përderisa as me Kushtetutë as me ndonjë akt ligjor, për Qeverinë në dorëheqje, nuk është përcaktuar asnjë kufizim as restrikcion i juridiksioneve, e njëjta deri në zgjedhjen e Qeverisë sipas nenit 95 parag. 5 të Kushtetutës, eventualisht sipas nenit 95 par. 1- 4 të Kushtetutës, e njëjta do t'i ushtroj të gjitha autorizimet e Ekzekutivit të përcaktuara me nenet 93 dhe 94 te Kushtetutës?, thotë Smaka për “Kosova Sot Online”.

Sipas Riza Smakës, pasi që Presidenti sipas diskrecionit ,sipas nenit 82 par. 2 të Kushtetutës, pas votimit pro të mosbesimit të Qeverisë, mbetet që të vepron konform me nenin 95 par. 5 të Kushtetutës , ashtu që ,vetëm në një raund ,në bazë të nenit 84 par. 14 të Kushtetutës, të mandaton kandidatin nga LV-ja për formimin e Qeverise " se re, por vetëm nëse ekzistojnë të gjitha parakushtet normale. “Zgjedhja e Qeverisë, kurdoherë, pre supozon ekzistimin e rrethanave shoqërore, politike e shëndetësore normale të cilat aktualisht nuk janë prezentë në vendin tonë. Përkundrazi vendi ynë është në ethe të drojës së bazuar nga pandemia globale për ç'shkak nuk do të duhej të ndërmerreshin aktivitete për riformatizim të Qeverisë në dorëheqje.

Ndaj ,përderisa vendi ynë e ka Ekzekutivin funksional dhe ndodhet në rrethana shëndetësore të jashtëzakonshme,nuk do të justifikohej fushata e opozitarëve për të proceduar zgjedhje të Qeverisë . Ndryshe përfaqësuesi i LV - së ,nuk është i obliguar me afat prekluziv kushtetutar as ligjor për të ja propozuar Presidentit kandidatin për mandatar të propozimit të strukturës së Qeverisë në vijim”, thotë profesor Smaka për “Kosova Sot Online”. Sipas profesorit Smaka, për shkak të vakuumit juridik në përcaktim të afateve për ushtrimin e funksionit të Qeverisë në detyrë, në rrethanat që gjendet Qeveria Kurti, kjo situatë mundë të zgjas për disa muaj, varësisht nga vullneti dhe kushtet e vlerësimit nga ana e partisë fituese të zgjedhjeve. “Situata e tillë rezulton nga vakuumi juridik referuar afatit në fjalë, të cilin Ekzekutivi paraprak ka pasur mundësi ta amandamentonte në procedurë legjislative fare të ndërlikuar. Së andejmi gjasat reale janë që Qeveria në dorëheqje t'i ushtroj funksionet e Ekzekutivit deri në normalizimin e rrethanave shëndetësore të jashtëzakonshme. Pastaj, Mutadis, Mutandis”, thotë Profesor Riza Smaka për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)