Infektohet me koronavirus infermierja kosovare

  • 13 April 2020 - 00:08
Infektohet me koronavirus infermierja kosovare

Një infermiere nga Rahoveci është konfirmuar pozitive në koronavirus. Lajmin e ka bërë publik, kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi.

Ai ka sqaruar se e infektuara punon në një spital privat në Prishtinë ku edhe punon prandaj nuk ka pasur kontakte me qytetarë nga komuna e Rahovecit.

Latifi ka kërkuar kujdes të shtuar nga qytetarët.

Shkrimi i plotë i Latifit në Facebook:

Të nderuar qytetarë,

Sapo u informova nga IKSHP, se edhe në komunën tonë kemi një rast të paraqitur me COVID-19.

Ju informoj se personi i infektuar nga fshati Kramovik, është infermiere e cila aktualisht punon në nje Spital privat në Prishtinë, e njëjta jeton në Prishtinë dhe mendohet se nuk ka pasur kontakte me qytetarë nga komuna e Rahovecit, kështu që nuk ka vend për panik, por për kujdes të shtuar.

Të infektuarës i uroj shërim të shpejtë!

Të nderuar qytetarë,

Për çdo veprim do të informoheni me kohë!

Ju lutem të qëndroni në shtëpi!

Bashkë do t’ia dalim!

SL

(Kosova Sot Online)