E rëndë, një qytetar në Prishtinë thotë se vajzës së tij me temperaturë 40 gradë nuk i ofruan shërbim shëndetësor

  • 13 April 2020 - 00:21
E rëndë, një qytetar në Prishtinë thotë se vajzës së tij me temperaturë 40 gradë nuk i ofruan shërbim shëndetësor

Një qytetar me emrin Jon Goxhuli ka postuar një video në Facebook.

Ai shihet teksa xhiron vajzën e tij 18 vjeçare, e cila rri e ulur në disa shkallë diku jashtë në qytet.

Ky qytetar thotë se vajza e tij ka temperaturë 40 gradë dhe se në spitale nuk i kanë ofruar shërbime.

Natyrisht ai shfrytëzon rastin edhe të akuzojë institucionet për neglizhencë. Merret vesh se video është bërë në Prishtinë

“Askush nuk mori masa, e thirra 124 nuk iu intereson hiç”, thotë nder tjera ai.

(Kosova Sot Online)