Përfaqësuesi i OBSH’së në Itali: Do goditeni sërish nga koronavirusi, vala e dytë në vjeshtë

  • 17 April 2020 - 22:08
Përfaqësuesi i OBSH’së në Itali: Do goditeni sërish nga koronavirusi, vala e dytë në vjeshtë

“Një valë e dytë e epidemisë së koronavirusit në vjeshtë, më shumë sesa një hipotezë është një siguri”. Kështu ka deklaruar Walter Ricciardi, përfaqësues italian në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

“Deri sa të mos të kemi një vaksinë do të ketë valë të tjera, ose, shpresojmë, vatra të vogla të tjera epidemike. Për këtë, është shumë e rëndësishme të mos përshpejtohet me hapjen e qyteteve. Në rast të kundërt, valën e dytë rrezikojmë ta kemi para verës”.

“Zgjedhjet e rrezikshme të disa liderve politikë botërore”, vijon Ricciardi, “do të ndikojnë mbi popujt e tyre. Nëse ka pasur shumë viktima krahasuar me të tjerët është sepse vendimet janë marrë ose vonë ose në mënyrë të gabuar.

Shembulli më i qartë është Britania dhe SHBA-ja, ku qeveritë nuk i kanë dëgjuar këshillat e shkencëtarëve dhe kanë reaguar në mënyrë ekstremisht të vonë.

Por, në vende si Koreja e Jugut, Finlanda dhe Gjermania, ku ka një linjë komandimi unik dhe një raport i drejtë mes politikës dhe institucioneve mirëfunksionuese, gjërat shkojnë më mirë”, tha Ricciardi.

(Kosova Sot Online)