Rreth 12,000 vetura në pritje për të marrrë ushqim falas në Shtetet e Bashkuara

  • 18 April 2020 - 09:09
 Rreth 12,000 vetura në pritje për të marrrë ushqim falas në Shtetet e Bashkuara

Disa fotografi të bëra me dron i kanë paraqitur rreth 12 mijë vetura të njerëzve që prisnin të merrnin ndihma ushqimore në orët e para të mëngjesit në Teksas të Shteteve të Bashkuara.

Pamjet e siguruara me dron në një parking të madh veturash janë dëshmi e asaj se sa shumë njerëz kanë nevojë për ndihmë nga shteti madje edhe për ushqim.

Numri i personave të papunë në Shtetet e Bashkuara këtë javë shkoi në mbi 20 milionë duke e thelluar krizën ekonomike të shumë familjeve, shkruan “Daily Mail”.

Qendra e shpërndarjes së ushqimit në San Antonio, para së cilës po presin mijëra njerëz, është e furnizuar kryesisht me pemë dhe perime, përfshirë mollët, portokajtë, domatet, patatet, qepët, por ka edhe mish pule dhe mish lope.

Në një javë normale, kjo qendër do të ofronte shërbime për rreth 60 mijë persona, por kjo shifër tashmë është dyfishuar.

(Kosova Sot Online)