Mbi 70 mijë vdekje, Kosova solidarizohet me BE’në duke ndriçuar flamurin e Unionit në ndërtesën e Qeverisë

  • 19 April 2020 - 23:03
 Mbi 70 mijë vdekje, Kosova solidarizohet me BE’në duke ndriçuar flamurin e Unionit në ndërtesën e Qeverisë

Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës është ndriçuar me flamurin e BE’së si shenjë solidarizimi me bllokun që po lufton kundër virusit Covid-19.

‘’Me më shumë se 800 mijë të infektuar dhe 70 mijë të vdekur, sonte Kosova shprehë soldaritetin e saj me BE’në. Në këtë krizë të shëndetit, BE’ja ka dhënë 5.2 milionë për të luftuar Covid-19 dhe 63 milionë euro për të lehtësuar krizën socio-ekonomike të shkaktuar nga koronavirusi në Kosovë’’, ka shkruar kryeministri në detyrë i Kosovë, Albin Kurti, në Twitter.

Europa po konsiderohet si vatra e koronavirusit dhe pandemia ka shkaktuar shumë viktima në vendet anëtare të BE’së.

(Kosova Sot Online)