Kamionët e Kosovës lejohen të futen përsëri në Serbi

  • 22 April 2020 - 07:08
Kamionët e Kosovës lejohen të futen përsëri në Serbi

Pas disa orëve të vënies së bllokadave nga Serbia, kamionët e Kosovës përsëri po lejohen të kalojnë kufirin me Serbinë.

Lajmin  e ka konfirmuar Adriatik Stavileci nga Doganat e Kosovës.

“Serbia po lejon të hyjnë kamionët nga Kosova”, ka konfirmuar Stavileci.

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku kishte bërë të ditur të hënën, përmes një statusi në Twitter se autoritetet serbe po mbanin të bllokuar transportuesit e mallrave nga Kosova. Këtë veprim, Abdixhiku e ka quajtur të papredecent.

Këtyre kamionëve u kërkohej një leje e veçantë për ta kaluar kufirin.

(Kosova Sot Online )