Albulena Haxhiu kundërshton formimin e Qeverisë re duke lexuar një letër të Albin Kurtit

  • 22 April 2020 - 17:03
 Albulena Haxhiu kundërshton formimin e Qeverisë re duke lexuar një letër të Albin Kurtit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po zhvillon një takim konsultativ me partitë parlamentare lidhur me mundësinë e krijimit të qeverisë së re apo shkuarjes në zgjedhje.

Albulena Haxhiu ka marrë pjesë në takim nga VV’ja në vend të kryetarit të partisë, Albin Kurti.

Haxhiu ka thënë se pjesëmarrja e kryetarit Kurti  takim në rrethana normale është jo serioz sepse ftesa nga Presidenti Thaçi për partinë e saj ka ardhur 1 orë e gjysmë para takimit.

“Në rrethana normale është jo serioze që të merr pjesë në këtë takim, pasi që vetëm 1 orë e gjysmë përpara jemi ftuar. Me këtë urgjencë ne do të tduhej të vepronim në drejtim të luftimit të pandemisë. Por sic po duket nuk jeni të interesuar pasi që nuk ishit present në takimin që kryeministri në detyrë Kurti ju ka ftuar,  sic duket jeni bërë bashkë për të dalë kundër Vetëvndosjes”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu ka thënë se thirrja e këtij takimi nga Presidenti Thaçi është në kundërshtim me Kushtetutën.

“Ky takim sot në këtë format është në shpërputhje me kushtetutën e Kosovës dhe me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese sepse Presidenti mund të konsultohet vetëm me partinë që ka fituar shumicën në Kuvend”, ka thënë Haxhiu.

Ministrja në detyrë i ka kërkuar Presidentit që të respektojë kushtetutën

“Ju ftoj që t’a respektoni Kushtetutën e Kosovës. Ju nuk keni të drejtë dhe as autorizim kushtetues, ju nuk e keni në mandate të përcaktoni se si e cfarë duhet të jetë kushtetuta Respektoni përgjegjësitë tuaja kushtetuese dhe të kryeni detyrat tuaja vetëm President, roli juaj në politikë nuk është aktiv. Ju këshilloj dhe kërkoj që të respektoni Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe të mos ftoni këso takim që janë shkelje të Kushtetutës”, ka thënë ajo.

(Kosova Sot Online)