Kroaci, 6 miliardë dollarë dëme nga tërmeti i 22 marsit

  • 22 April 2020 - 20:51
 Kroaci, 6 miliardë dollarë dëme nga tërmeti i 22 marsit

Tërmeti i 22 marsit që goditi Zagrebin ka shkaktuar një dëm prej rreth 42 miliardë kunash (6 miliardë dollarë), tha sot ministri kroat i Ndërtimit, Predrag Stromar.

”Do të miratohet një ligj për të financuar riparimet”, tha ai në një intervistë me transmetuesin kombëtar kroat, HRT.

Shumë ndërtesa nga më rezistentet në Zagreb, u dëmtuan nga një seri goditjesh, me një madhësi 5,4 ballë Rihter.

Një vajzë vdiq nga rrëzimi i një çatie.

Katedralja ikonike katolike e Zagrebit, e cila ka qenë në rindërtim që nga vitet 1980, ishte midis ndërtesave të dëmtuara rëndë.

(Kosova Sot Online)