MSH: Vendimi i qeverisë për transferim mjetesh nuk prek pagat e specializantëve vullnetarë

  • 23 April 2020 - 21:10
 MSH: Vendimi i qeverisë për transferim mjetesh nuk prek pagat e specializantëve vullnetarë

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka bërë të ditur se vendimi i miratuar nga qeveria sot për transferimin e mjeteve në shumë prej 82 mijë eurove nga kategoria e subvencioneve tek programi aftësimi specialistik dhe EVM në programin Shërbimet Përkatëse Farmaceutike nuk prek pagat e specializantëve vullnetarë, të cilët financohen nga programi aftësimi specialistik.

Këto të holla janë ndarë për shfrytëzimin e tyre për luftimin e pandemisë Covid-19.

“Ministria e Shëndetësisë informon publikun se transferimi i kërkuar nuk prek pagat e Specializantëve vullnetarë, të cilët financohen/marrin rrogë nga kategoria ekonomike e subvencioneve dhe transfereve programi 90300 Aftësimi Specialistik (vetëm emri i programit), të cilët financohen në përputhje me Udhëzimin Administrativ respektiv”.

“Mjetet e planifikuara për këtë vit në subvencione dhe transfere janë në bazë të Ligjit për ndarje Buxhetore 2020 dhe janë 3,313,805.00 euro të cilat ndër të tjera përfshijnë pagat e Specializantëve vullnetarë, projekte e tjera të planifikuara në bazë të Ligjit të Buxhetit dhe, gjithashtu, edhe Kontraktimet Sociale”.

“Pra, pjesa e mjeteve në vlerë prej 820,000.00 ka qenë e planifikuar për kontraktime sociale për mbështetje të OJQ-ve për projektet TBC, HIV-AIDS ku nga CDF edhe për këtë vit është marr zotimi që këto projekte të vazhdojnë të financohen nga CDF. Andaj, me që këto mjete nuk do të mund të shfrytëzohen këtë vit nga Ministria e Shëndetësisë, është kërkuar që në bazë të LMFPP, neni 30, Qeveria t’i transferoj për shfrytëzim për COVID 19”.

“Pra, pagat e specializantëve vullnetarë përveç që janë të paprekshme, për to është paraparë edhe rritja nëse Ligji për pagat hyn në fuqi”, thuhet në sqarimin e MSH-së.

(Kosova Sot Online)