Profesori i njohur zbulon planin: Kjo do të jetë Qeveria e cila do ta fillon dialogu serioz për arritjen e marrëveshjes historike me Serbinë

  • 25 April 2020 - 10:43
Profesori i njohur zbulon planin: Kjo do të jetë Qeveria e cila do ta fillon dialogu serioz për arritjen e marrëveshjes historike me Serbinë

“Kosova realisht tani nuk ka Qeveri me legjitimitet të plotë vendimmarrës , është kjo qeveri në detyrë me kompetenca tepër të kufizuara. Pra duhet të themelohet një qeveri e gjerë e unitetit përkohësisht, nëse veç ka gatishmëri nga partitë parlamentare, nëse nuk mungon ky vullnet. Për kohën e tanishme është tepër i komplikuar fillimi i dialogut dhe se kjo qeveri s’ka legjitimitet për të vepruar në këtë drejtim sepse shteti nuk ka qeveri të bazuar në të gjitha ato kompetenca që i thotë dhe i përcakton Kushtetuta, kështu që tash për tash kjo kohë dhe kjo gjendje nuk është kohë e dialogut. Nëse ndodhë më shpejtë të ndryshojnë rrethanat dhe të krijohet pa vonesë një Qeveri legjitime atëherë edhe këto gjëra mundë të ndryshojnë në agjendën e bisedimeve”, thotë Burjani për “Kosova Sot Online”.

Profesori i njohur i së drejtës, Blerim Burjani, ndonëse e konsideron qasje pozitive dhe të vullnetit të mirë deklarimin e kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, për të bërë përgatitjet e duhura në funksion të fillimit të dialogut me Serbinë, për arritjen e marrëveshjes për njohje dhe normalizim të raporteve në mes të dy vendeve, ai thotë se deri në bërjen e një qeverie të re, pas mocionit i cili u votua në Kuvendin e Kosovës, dhe ju mor mandati Qeverisë Kurti, ky dialog nuk do të mundë të zhvillohet.

Ky opinion i Burjanit vjen pa vjen pas letërkëmbimit të kryeministrit në detyrë me të porsa emëruarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe Ballkanin Perëndimor Mirosllav Lajçak, të cilit Kurti i ka shkruar se Kosova është e përkushtuar për dialog me Serbinë që ndërmjetësohet nga BE dhe Shtetet e Bashkuara, madje duke i premtuar se ai personalisht do të themeloj dhe do ta udhëheq ekipin kosovar në bisedime, në përbërje të të cilit do të jenë edhe Presidenti i Kosovës dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

Burjani thotë se pozita në të cilën gjendet Qeveria e Kosovës, pas votimit të mocionit në Kuvend, nuk i jep legjitimitet dhe kompetencë kryeministrit Kurti as për të krijuar ekip për bisedimet me Serbinë dhe as për ta kryesuar atë ekip, prandaj kjo çështje do të mbetet pezull deri në formimin e një qeverie të re, qoftë qeveri gjithëpërfshirëse me bazë të gjerë apo një qeveri që del me legjitimitet të plotë pas zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme.

Image
Blerim Burjani

“Kosova realisht tani nuk ka Qeveri me legjitimitet të plotë vendimmarrës , është kjo qeveri në detyrë me kompetenca tepër të kufizuara. Pra duhet të themelohet një qeveri e gjerë e unitetit përkohësisht, nëse veç ka gatishmëri nga partitë parlamentare, nëse nuk mungon ky vullnet. Për kohën e tanishme është tepër i komplikuar fillimi i dialogut dhe se kjo qeveri s’ka legjitimitet për të vepruar në këtë drejtim sepse shteti nuk ka qeveri të bazuar në të gjitha ato kompetenca që i thotë dhe i përcakton Kushtetuta, kështu që tash për tash kjo kohë dhe kjo gjendje nuk është kohë e dialogut. Nëse ndodhë më shpejtë të ndryshojnë rrethanat dhe të krijohet pa vonesë një Qeveri legjitime atëherë edhe këto gjëra mundë të ndryshojnë në agjendën e bisedimeve”, thotë Burjani për “Kosova Sot Online”.

Sidoqoftë Burjani parasheh edhenjë problem tjetër që mundë ta bllokon fillimin e suksesshëm të dialogut, pasi kemi të bëjmë me përfaqësues të lartë të BE-së në cilësi të ndërmjetësuesit, që nuk e njohin shtetin e Kosovës si shtet të pa varur të shpallur nga përfaqësuesit e vetë legjitim e më pastaj të njohur nga më shumë se 100 shtete të botës. “Dështimet e radhës në këtë proces paraqesin një rrezik tjetër serioz që e bllokon dialogun, për faktin se kemi përfaqësuesin special për Ballkanin Perëndimor Mirosllav Lajçak, shteti i të cilit nuk e njoh Kosovën. Kjo mënyrë përfaqësimi në këtë proces i jep fund legjitimitetit të ndërmjetësimit, kur dihet se si kusht, sipas rregullave ndërkombëtare për ndërmjetësim, është që të jesh neutral si negociator, e negociator të tille kemi pasur vetëm kur ishte Ahtisari. Pra fillimisht duhet të gjendet një njeri neutral, plotësisht neutral, që të mos ketë probleme të kësaj natyre. Ndrysheemërimi i personaliteteve që kanë qëndrim kundërshtues ndaj pavarësisë së Kosovës është dështim i madh i BE-së, sepse me këtë veprim BE ka shkelur edhe parimin kryeson për ndërmjetësim, që është neutraliteti. Kjo mënyrë veprimi nënkupton që këtu në njëfarë forme është dështimi dhe fundi i kësaj teme”, thotë Burjani për “Kosova Sot Online”, Sipas Burjanit, shpëtimin e dështimit të dialogut mundë ta marrin në dorë vetëm SHBA-të, nëse përqendrohen më shumë në këtë temë dhe e marrin rolin prijës nga Evropa në këtë proces. “Për momentin vetëm SHBA mbeten në lojë, që ose do të zgjidhin ketë problem ose do të dështojnë së bashku me BE-në. E siç dihet SHBA vështirë se do të lejojnë të dështojnë, prandaj tash pritet të ketë edhe lëvizje konkrete të Richard Grenellit, nëse Kosova formon një qeveri kalimtare për ta filluar vazhdimin e këtij dialogu”, thotë Burjani për Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)