Nënkryetari i Gjilanit me lajm të mirë për qytetarët e kësaj komune!

  • 27 April 2020 - 22:21
Nënkryetari i Gjilanit me lajm të mirë për qytetarët e kësaj komune!

Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, në një postim të bërë në Facebook, duke folur për gjendjen aktuale me koronavirus në këtë komunë, ka thënë se rezultati i mbrëmshëm ku 50 mostrat dolën negative, ka shpresë që po shkohet në rrugë të duhur.

E nëse sipas tij, vazhdohet me trendin e uljes së rasteve, atëherë nga java e ardhshme do të shqyrtohen masat e reja.

Ky është postimi i plotë:

Aktualisht, jemi në fazën më të rëndësishme të kësaj periudhe, fazë e vlerësimit të procesit ecurisë së rrugëtimit të pandemisë. Rezultati i mbrëmshëm, i mbi 50 mostrave të rezultuara negative, na bënë të mendojmë që jemi në rrugën e duhur e të mbarë, drejtë arritjes së qëllimit final për të cilin po pretendojmë të gjithë ne.

Nëse vazhdon ky trend i uljes së kurbës së rasteve, atëherë, përgjatë javës së ardhshme, do të shqyrtohen masa të reja për zëvendësimin e këtyre masave kufizuese, dhe, për hapat e mëtutjeshëm që duhet ndjekur.

Në koordinim të plotë edhe me organet e nivelit qëndrorë, siç janë, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, do ta pasqyrojmë gjendjen në terren dhe do t’i shqyrtojmë mundësitë për fillimin gradual të punës në disa biznese të caktuara.

Vazhdojmë të ju bëjmë lutje, të vazhdoni ta përballojmë këtë situatë edhe këtë javë. Është javë vendimtare nga e cila priten ndryshime për sa i përket masave kufizuese dhe lehtësimit të ushtrimit të veprimtarive biznesore. Mos u bëni jehonë që ky trend të rritet.

Ky virus nuk mund të ketë përhapje përderisa vazhdoni t’i respektoni instruksionet e dala nga organet gjegjëse. Na duhet bashkëpunimi juaj. Nuk guxojmë ta rrënojmë atë për të cilën punuam sot e 46 ditë. Jemi në momentet vendimtare, miq!

(Kosova Sot Online)