Shpërthen analisti i njohur: Qeveria e koalicionit LAN e gatshme të ja falë Serbisë krimet e luftës

  • 28 April 2020 - 06:44
Shpërthen analisti i njohur: Qeveria e koalicionit LAN e gatshme të ja falë Serbisë krimet e luftës

“Fatkeqësisht vetëm politikanët e shantazhuar dhe mafioz si Hashim Thaçi, Lutfi Haziri e ndonjë kuisling tjetër, Baton Haxhiu,të cilët tash e mbi 20 vite vjedhin, zhvatin dhe terrorizojnë si është më keq Kosovën, si dhe bëjnë pazare me territoret e sajë, pa u gjykuar as vënë para drejtësisë asnjëherë, në vend se të kërkojnë dënimin e kriminelëve serb që kanë kryer krime në Kosovë, kompensimin e dëmeve të shkaktuara gjatë luftës nga Serbia okupatore në vendin tonë, si dhe kërkesën e natyrshme e legjitime për kërkim falje nga ana e Serbisë ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, si politikanë të kriminalizuar deri në fyt që janë, për të shpëtuar veten nga ndjekjet penale vendore e ndërkombëtare, të gjitha këto i kanë kthyer në kauzë për -Territor-falje, nga shteti i vogël i Kosovës,ndaj ish shtetit okupator-Serbisë së Millosheviqit dhe Aleksandër Vuçiqit të cilët vetëm disa vite më parë, tentuan ti shfarosnin të gjithë shqiptarët”, thotë Qarri për “Kosova Sot Online”.

Image
Gani Qarri

Analistët politik, që tani, akoma pa u krijuar Qeveria e re e koalicionit në tentativë LDK-AAK-NISMA, po e shohin formimin e kësaj Qeverie si krijesë e interesit politik, për realizimin e qëllimit të Hashim Thaçit, që sa më shpejtë të arrihet marrëveshja me Serbinë, sipas projektit të diskutuar kaherë dhe të harmonizuar në mes të Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiqit, që parasheh korrigjim të kufijve, apo thënë më thjeshtë ndarje të disa pjesëve të territorit të Kosovës për të cilat kaherë pa pretendime të hapur shteti serb. Lidhur me këtë projekt, për “Kosova Sot Online” ka folur analisti politik Gani Qarri, i cili e bazon reagimin e tij në një deklaratë të nënkryetarit të LDK-së Lutfi Haziri i cili ka thënë për mediet se Kosova duhet të tregohet e gatshme për të lëshuar pe ndaj Serbisë, për ta fituar njohjen dhe ulësen në OKB. “Kosova do të jep diçka. Kosova duhet të ofrojë diçka për të përballuar këtë proces. Ne nuk mund të themi se po shkojmë atje dhe do të kapitalizojmë 100 për qind kërkesat tona. Pres që Serbia të jep miratimin për anëtarësimin e Kosovës në OKB”, ka deklaruar Lutfi Haziri.

Analisti Qarri thotë se është qasje e gabuar e kujtdo që mendon se Kosova duhet të lëshon akoma pe, të bëjë kompromise me Serbinë, për ta fituar ulësen në OKB-sepse nuk ka çfarë të fale e të dhuron Republika e Kosovës kur dihet ishte regjimi kriminal serb ai që ushtoi dhunë dhe terror në këto hapësira, ndaj shumicës shqiptare, me tendencë deri në shfarosje, kurse liria u fitua me sakrificë dhe me mbështetjen e miqve ndërkombëtar, dëshmitar për krimet serbe në Kosovë.

“Unë nuk e di, as nuk mund ta kuptojë,se si mund të arrihet marrëveshje me një ish shtet okupator si Serbia apo të ketë edhe marrëdhënie e bashkëpunim të ndërsjellë dypalësh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përderisa ajo në vend se ti dënojë kriminelët që kanë kryer krime lufte në Kosovë, kthej trupat edhe të mbi 1600 të pagjeturve të cilët edhe 21 vite pas përfundimit të luftës, ende vazhdon ti mbajë peng në Serbi,të përgjigjet për përdhunimet e dhjeta mijëra femrave shqiptare, kompensojë dëmet që i ka shkaktuar gjatë okupimit dhe kohës së luftës në vendin tonë, si dhe të kërkojë falje për vrasjet,plagosjet, djegiet, kidnapimet dhe krejt ato të zeza që ka ditë dhe mundur ti bëjë, në mënyrë që të krijohen kushtet për pajtim dhe shprehet gatishmëria e saj për paqe, Serbia okupatore dhe vet presidenti Aleksandër Vuçiq që edhe në kohën e luftës dhe gjenocidit të kryer nga shteti serb, ishte njëri nga ministrat kryesor të Millosheviqit, ende edhe sot e kësaj dite, i mohojnë krimet e luftës të kryera nga vet shteti serb gjithandej nëpër Kosovë, siç ishte rasti i fundit me Reçakun,kur Vuçiqi e quajti shpifje dhe mohoi hapur ekzistimin e masakrës së Reçakut”, thotë Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

Analisti Qarri thotë se me Serbinë nuk mundë dhe nuk duhet të ketë kurrfarë marrëveshje të pajtimit dhe normalizimit të marrëdhënieve, pa I pranuar krimet dhe pa garantuar për kompensimin e të gjitha dëmeve që I ka shkaktuar gjatë luftës në Kosovë.

Sipas Gani Qarrit, Serbia në vend se të përgjigjet për krimet, të gjykohet politika e saj shfarosëse ndaj shqiptarëve dhe marr dënimin e merituar sipas konventave ndërkombëtare, si shtet okupator për gjenocidin që ka kryer në Kosovë, përkundër faktit se i gjithë komuniteti ndërkombëtar njeh dhe trajton të gjitha masakrat në Kosovë si krime lufte, e veçanërisht masakrën e Reçakut si njërën nga masakrat më të rënda, e cila u bë shkas edhe për ndërhyrjen e NATO-s, kundër forcave pushtuese serbe në Kosovë, Serbia dhe Aleksandër Vuçiq i cili që atë kohë ka qenë shef i makinerisë së propagandës luftarake të shtetit të Millosheviqit dhe ka mbështetur krimet kundër shqiptarëve edhe sot përpiqet ti mohoj këto faktet,dhe e quan shpifje gjenocidin serb dhe masakrat e kryera nga Serbia kudo nëpër Kosovë, prandaj nuk mundë të jetë pajtimi dhe nënshkrimi i marrëveshjes aq i letë sikur po e mendojnë qeveritarët në ardhje.

“Fatkeqësisht vetëm politikanët e shantazhuar dhe mafioz si Hashim Thaçi, Lutfi Haziri e ndonjë kuisling tjetër, Baton Haxhiu, të cilët tash e mbi 20 vite vjedhin, zhvatin dhe terrorizojnë si është më keq Kosovën, si dhe bëjnë pazare me territoret e sajë, pa u gjykuar as vënë para drejtësisë asnjëherë, në vend se të kërkojnë dënimin e kriminelëve serb që kanë kryer krime në Kosovë, kompensimin e dëmeve të shkaktuara gjatë luftës nga Serbia okupatore në vendin tonë, si dhe kërkesën e natyrshme e legjitime për kërkim falje nga ana e Serbisë ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, si politikanë të kriminalizuar deri në fyt që janë, për të shpëtuar veten nga ndjekjet penale vendore e ndërkombëtare, të gjitha këto i kanë kthyer në kauzë për -Territor-falje, nga shteti i vogël i Kosovës,ndaj ish shtetit okupator-Serbisë së Millosheviqit dhe Aleksandër Vuçiqit të cilët vetëm disa vite më parë, tentuan ti shfarosnin të gjithë shqiptarët”, thotë Qarri për “Kosova Sot Online”.

Ndaj, sipas Qarrit, është e pa falshme që politika mendon ti falë krimet e të bëjë pazare territoresh kurse drejtësia hesht para fakteve të krimit.

“Përderisa prokuroria dhe gjyqësia e kapur flenë e bëjnë sehir dhe nuk lëvizin me asnjë hap përpara për hetimin e këtyre udhëheqësve të shitur e të kriminalizuar, edhe Qeveria e koalicionit LDK-AAK- NISMA do të jetë qeveri vetëm një përdorimesh në shërbim të këtyre njerëzve të shitur e të shantazhuar, dhe sa për konsum të përkohshëm, deri në arritjen e kompromisit të dhimbshëm me Serbinë,për të cilin tani flet hapur edhe nënkryetari sharlatan i LDK-së Lutfi Haziri. Përderisa presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në një intervistë që pati dhënë gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, nuk pranoj që si lider serb as të kërkojë falje për krimet që Serbia i ka kryer ndaj shqiptarëve të Kosovë, sharlatani politik Lutfi Haziri, në fushatën e re që sapo ka nisur, për ndarjen e Kosovës, u paraprinë kërkesave të Serbisë dhe nëpër debate televizive, pa fije turpi deklaron se Kosova nuk mundë të këmbëngul në kërkesat e veta por u dashka të bëjë edhe kompromise tjera dhe ti jap ende tokë të veten Serbisë, akt qyqar e kuisling,që në cilin do vend ku sundon ligji, do sanksionohej për tradhti të lartë shtetërore penalisht”, thotë Qarri për “Kosova Sot Online”.

Analisti Qarri thotë në fund se sikur Kosova të kishte gjyqësi të njëmendtë dhe prokurori të mirëfilltë e në shërbim të shtetit dhe jo të individëve si Hashim Thaçi,Lutfi Haziri, edhe spiuni i Stanishiqit Baton Haxhiu etj, pas debatit televiziv,por edhe Lutfi Haziri menjëherë do të ateronte në prokurori, do të merreshin në pyetje dhe nisnin hetimet urgjentisht se në emër të kujt, nga kush janë të autorizuar dhe për çfarë kompromisi mundë të flasin me Serbinë gjenocidiale, kur dihet se akoma nuk kemi as dënime për krime lufte, as kërkim falje nga shteti serb,as kthimin e mbi 1600 të pagjeturve,përgjegjësi për përdhunimin e mbi 20 mijë femrave etj, e të mos flasim për kompensim të dëmeve, të cilat shkaku i njerëzve si ai dhe Hashim Thaçi me shokë, të gjitha këto çështje po mbeten tema të ndaluara në dialogun me Serbinë për arritjen e marrëveshjes finale, për njohje dhe normalizim.

(Kosova Sot Online)