Përfaqësuesit e Listës Serbe arrijnë në Kuvend

  • 28 April 2020 - 16:29
Përfaqësuesit e Listës Serbe arrijnë në Kuvend

Në Kuvendin e Kosovës janë parë duke hyrë edhe përfaqësuesit e Listës Serbe, por ende nuk dihet nëse do të ketë ndonjë takim me përfaqësuesit e LDK-së.

Pak më parë ka përfunduar takimi ndërmjet kryetarit të Lidhjes Demokratike te Kosovës Isa Mustafa dhe atij të Nismës, Fatmir Limaj.

Në fillim të takimit Mustafa ka deklaruar se i kanë 64 vota për qeverinë e re, po ashtu edhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së ka pranuar se Lista Serbe do të jetë pjesë e qeverisë “Hoti”.

(Kosova Sot Online)