Një grup mjekësh bëjnë disa deklarata ‘bombë’ për Covid-19 dhe kundërshtojnë ekspertin e Shtëpisë së Bardhë

  • 28 April 2020 - 19:14
 Një grup mjekësh bëjnë disa deklarata ‘bombë’ për Covid-19 dhe kundërshtojnë ekspertin e Shtëpisë së Bardhë

Disa mjekë që janë në vijën e parë të luftës me koronavirusin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur se rregullat e qëndrimit në shtëpi mund të jenë më të rrezikshme për shëndetin tonë sesa vet koronavirusi.

Madje, Dr. Dan Erickson nga Bakersfield, Kalifornia ka bërë disa deklarata bombë që kundërshtojnë vendimet e qeverisë për masat e marra ndaj COVID-19.

Deklaratat e bëra nga mjeku të përmbledhura:

-Përgjigjja nëse duhet të vazhdojmë të qëndrojmë në shtëpi dhe t’i mbajmë bizneset të mbyllura është “Jo”.

-COVID-19 është në fakt jo më i rrezikshëm se gripi sezonal.

-Karantina në vetvete është një rrezik për shëndetin.

-Mjekëve të ER po u ushtrohet presion të shtojnë COVID-19 në raportet e vdekjeve.

-Jo për shkencën. Jo për COVID-19. Kur ata përdorin fjalën “i sigurt” – e bëjnë për t’ju kontrolluar.

Ndërsa Dr. Anthony Fauci, eksperti për koronavirusin i Shtëpisë së Bardhë, tha të kundërtën. Sipas tij, kërkimet kombëtare tregojnë se koronavirusi është 10 herë më i rrezikshëm se gripi sezonal.

“Ne po i shohim pacientët. Dr. Fauci nuk i ka parë pacientët prej 20 vitesh”, -kanë thënë mjekët rreth deklaratave të Faucit.

Dr. Erickson shtoi se fakti që mjekëve po u ushtrohet presion të shtojnë COVID-19 në raportet e vdekjeve është për të rritur numrat dhe për ta bërë situatën të duket më keq se ç’është. Mjekët shprehen se këto përfundime janë bazuar në të dhënat dhe kërkimet e tyre.

(Kosova Sot Online)