Lind gruja që dje u shpall e shëruar nga koronavirusi

  • 30 April 2020 - 23:53
Lind gruja që dje u shpall e shëruar nga koronavirusi

Një grua shtatzënë, e cila ishte e infektuar me koronavirus, ka lindur sot.

Këtë e ka konfirmuar drejtori i Gjinekologjisë, Jakup Ismaili. Ai ka thënë se pacientja është shëruar, duke shtuar se dje për herë të dytë ka rezultuar negative.

Ismaili tutje ka shtuar se edhe foshnja edhe nëna janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Pacientja ka lindur para një ore. Lindja ka qenë normale, prandaj edhe foshnja edhe nëna janë në gjendje të mirë shëndetësore. Pacientja është testuar dje për herë të dytë për koronavirus dhe ka dalë negative. Prandaj mund të themi se ajo ka qenë e shëruar”, ka thënë ai për Kohën.

Ismaili tutje ka shtuar bashkë me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë do të konsultohen nëse foshnja do të testohet për koronavirus.

(Kosova Sot Online)