Është gjallë! Kim Jong Un shfaqet i qeshur për herë të parë pas lajmeve për shëndetin

  • 02 May 2020 - 14:22
Është gjallë! Kim Jong Un shfaqet i qeshur për herë të parë pas lajmeve për shëndetin

Kim Jong Un bëri paraqitjen e tij të parë publike që pas lajmeve për shëndetin, në një festë të Ditës së Parë të Majit, në të cilën ai ishte fotografuar duke pirë duhan dhe duke qeshur, kanë raportuar mediat shtetërore të Koresë së Veriut.

Kjo ishte paraqitja e parë publike e udhëheqësit në rreth tre javë pas spekulimeve globale mbi shëndetin e tij.

Kim foli me zyrtarët në një event për të festuar Ditën e Punës dhe përurimin e një fabrike plehrash, sipas Agjencisë Qendrore Koreane të Lajmeve (KCNA).

Raporti shtoi se Kim “shprehu kënaqësi për krijimin e mrekullueshëm” dhe uroi stafin e Universitetit të Teknologjisë Kim Chaek, “duke theksuar në mënyrë të përsëritur që talentet janë një burim i shkëlqyeshëm dhe një fuqi motivuese e zhvillimit të vendit”.

Që nga data 11 prill nuk dihej asgjë për të dhe u dyshua se ai kishte probleme me shëndetin. Për këtë reagoi edhe SHBA.

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha të mërkurën Shtetet e Bashkuara nuk kanë dijeni se ku ndodhet udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un dhe se po i vëzhgojnë me kujdes raportet për shëndetin e tij.

Ai tha se në vend ekziston një rrezik i vërtetë i urisë, për shkak të krizës botërore të koronavirusit, por mediat koreane paraqesin tjetër realitet.

(Kosova Sot Online)