Abrashi: Prishtina të hiqet nga karantina, Kurti tregoi lidhje dashurie me Serbinë

  • 02 May 2020 - 14:31
 Abrashi: Prishtina të hiqet nga karantina, Kurti tregoi lidhje dashurie me Serbinë

Sekretari i Përgjithshëm i LDK’së, Arban Abrashi, ka kërkuar nga Qeveria e shkarkuar të heqë Prishtinën nga karantina dhe të shfuqizojë të gjithë vendimet kundërkushtetuese.

“Prishtina urgjentisht të hiqet Prishtina nga karantina”, ka thënë Abrashi, në një konferencë për shtyp.

Abrashi ka thënë se Shef i VV’së ka kërcënuar edhe Gjykatën Kushtetuese përmes kërcënimeve se nëse s’merr vendim në favor të Qeverisë së shkarkuar.

Ky zyrtar i LDK’së ka thënë se Qeveria e shkarkuar  kanë kërcënuar Pacollin me arrestim pa asnjë bazë ligjore e kushtetuese.

“Albin Kurti që kur ka ardhur në pushtet ka treguar lidhje dashurie me Serbinë. Fillimisht hynë në Kosovë qindra mjekë pa asnjë kontroll. Lejoi ndërhyrjen e Qeverisë së Serbisë në Veri të Kosovës. Respektoi vendimin e Serbisë për karantiminin e Veriut. Qeveria e shkarkuar i referohet edhe Kushtetutës së Serbisë, kushtetutës e cila parasheh Kosovën si pjesë të Serbisë”, ka thënë Abrashi, ne nje konference per shtyp nga selia e LDK.

(Kosova Sot Online)