Akuzë e rëndë e analistit: Avdullah Hoti kryeministër me aminin e Aleksandër Vuçiqit për ndarjen e Kosovës

  • 04 May 2020 - 06:46
Akuzë e rëndë e analistit: Avdullah Hoti kryeministër me aminin e Aleksandër Vuçiqit për ndarjen e Kosovës

“Pse pikërisht Abdullah Hoti, ai jo vetëm që nuk ishte kandidatë për kryeministër por nuk gjendet as në mesin e dhjetë deputetëve më të votuar në vend dhe për turp, në zgjedhjet e 6 tetorit ka marrë vetëm 26 mijë vota nga qytetarët në gjithë Kosovën. Ndaj pse Hoti dhe pse pa votën e qytetarit,e vetëm me aminin e Aleksandër Vuçiqit, apo për ti jetësuar sa më lehtë dhe në mënyrë të sigurt planet e Thaçit, votuar ndarjen e Kosovës dhe bërë sërish të gjithë shqiptarët të vuajnë. Thaçi me këtë rast,ndërmori veprimin kundër kushtetues për dhënien e mandatit atij që do të sigurojë shumicën parlamentare, në mënyrë që doemos, sërish të formohet koalicion i interesave të mafio oligarkëve,”thotë analisti Gani Qarri.

Image
Gani Qarri

“Pas zgjedhjeve të 6 tetorit të vitit të kaluar, partive fituese LVV dhe LDK, iu nevojiten hiq më pak se 100 ditë e net, për të krijuar të ashtuquajturin koalicion i shpresës, por vetëm 50 sosh për tu rrëzuar nga qeverisja me mocion dhe mbytur të gjitha shpresat e qytetarëve për ndryshim, duke marrë shkas vetëm nga shkarkimi i një ministri, në mënyrë që në pushtet të rikthehen sërish mafio oligarkët dhe kriminelët. Ndaj pas zhvillimeve që ndodhën mu në valën e pandemisë me COVID-19, megjithëse z. Kurti si kryetar i Vetëvendosjes nuk dërgoi emër të ri, por në fakt ai as nuk e refuzoi publikisht të drejtën për të mandatuar cilindo nga partia e tij, për kryeministër tek presidenti, duke këmbëngulë për zgjedhje të reja, Hashim Thaçit,sipas logjikës së aktit të kryer duke u thirrur në një "refuzim" të shpifur e të pa ndodhur asnjëherë nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje nominon Abdullah Hotin për të formuar në mënyrë klandestine e kundër kushtetuese një qeveri kukull me zëvendës të parë të tij, kriminelin Goran Rakiq”, thotë analisti politik Gani Qarri. Sipas tij, Hoti është ndër ata më të pa merituarit sepse edhe si deputet nuk është nga radhët e atyre që janë më të votuarit nga votuesit e LDK-së. “Pse pikërisht Abdullah Hoti, ai jo vetëm që nuk ishte kandidatë për kryeministër por nuk gjendet as në mesin e dhjetë deputetëve më të votuar në vend dhe për turp, në zgjedhjet e 6 tetorit ka marrë vetëm 26 mijë vota nga qytetarët në gjithë Kosovën. Ndaj pse Hoti dhe pse pa votën e qytetarit,e vetëm me aminin e Aleksandër Vuçiqit, apo për ti jetësuar sa më lehtë dhe në mënyrë të sigurt planet e Thaçit, votuar ndarjen e Kosovës dhe bërë sërish të gjithë shqiptarët të vuajnë. Thaçi me këtë rast,ndërmori veprimin kundër kushtetues për dhënien e mandatit atij që do të sigurojë shumicën parlamentare, në mënyrë që doemos, sërish të formohet koalicion i interesave të mafio oligarkëve.

Për aq më tepër as mocioni i iniciuar me 25 mars nga Isa Mustafa, nuk u bë që në krye të qeverisë të vinte një njeri i votuar nga populli dhe i cili mund dhe guxon të qeverisë vet me vendin, por të jetë një si kryeministri në ardhje i koalicionit LDK-AAK-NISMA-AKR- vetëm një lodër e Thaçit dhe Isa Mustafës,në mesin e shumësisë së kaluar të ministrave të partive të ndryshme politike. Një kuazi kryeministër që do të bëjë amin, për çfarëdo që vendos Hashim Thaçi dhe pajtohet ti ketë duart e lidhura për ta shkarkuar cilindo prej ministrave për shkeljet eventuale të zbuluara, pa e marr lejen paraprake të kryetarit të partisë të cilës i takon ministri. E nga kjo formë e kushtëzimit të kryeministrit e paraparë me marrëveshjen mes palëve, do të krijohet një hendikep i madh që pamundëson një qeverisje të drejtë dhe efektive dhe njëkohësisht mundë të ndikojë në përçarje, paqëndrueshmëri dhe jo stabilitet edhe të këtij formati të koalicionit qeverisë mes LDK-së me partnerë nga ish PAN-i i famshëm”, e thotë analisti Gani Qarri.

(Kosova Sot Online )