Flet qytetari që kaloi 14 ditë në konvikte

  • 04 May 2020 - 22:29
 Flet qytetari që kaloi 14 ditë në konvikte

Halil Haxhiu është një nga qytetarët e shumtë i cili i është nënshtruar rregullit të karantimit 2 javor në Qendrën e Studentëve në Prishtinë si pjesë e masave shtetërore për mbrojtje nga pandemia covid-19.

Haxhiu, pas kthimit nga Kroacia më 17 prill qëndroi në konvikt deri më datën 2 maj.

Ai thotë se në këtë qendër karantinuese ka pasur keqmenaxhim  pasi aty janë detyruar të qëndrojnë edhe nëna me fëmijë 3 muajsh dhe 3 vjeç.

“Kanë pru njerëz me fëmijë 3 muaj edhe 3 vjeç”, tregoi ai nëPressing.

Ndërkohë ai ka treguar nëse kanë pasur kontrolle të vazhdueshme nga ekipet mjekësore.

“Nuk ke guxuar  me lyp barna se të kanë çuar me ndihmë të shpejtë në QKUK”, shpjegoi ai.

Thotë se nuk ka informacione për ryshfet të mundshëm por se jo të gjithë kanë qëndruar aty për 14 ditë.

“Dy persona i kanë futur dhe pastaj më vonë i kanë lëshuar”, theksoi Haxhiu.

(Kosova Sot Online)