Haziri tregon pse s’deshi të kandidohet për kryeministër

  • 07 May 2020 - 21:43
 Haziri tregon pse s’deshi të kandidohet për kryeministër

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se nuk e ka parë veten si kandidat për kryeministër të vendit në këtë kohë.

“Unë nuk jam politikan i krizave. Nuk funksionoj në kriza”, ka thënë Haziri në natën e së enjtes, në emisionin “Pressing”.

Sipas tij, në situatat si aktualja në vend, “vetëm inercioni funksion. Nuk funksionon arsyeja”.

Haziri ka deklaruar se “inatet e mëdha politike s’na lënë të funksionojmë mirë”.

Ai ka thënë se bindjet e tij politike nuk përputhen me qeverinë që pritet të vijë.

“Nuk e shoh politikën oportunitet”, është shprehur Haziri, teksa ka thënë se tri herë deri më tani i është paraqitur mundësia për të dalë si kandidat për shef të ekzekutivit.

(Kosova Sot Online)