Mbi 31 000 vdekje nga COVID-19 në Britani, 626 viktima në 24 orët e fundit

  • 08 May 2020 - 19:44
 Mbi 31 000 vdekje nga COVID-19 në Britani, 626 viktima në 24 orët e fundit

Më shumë se 31 000 persona kanë vdekur nga koronavirusi i ri në Britaninë e Madhe, që është bërë vendi më i prekur në Europë, njoftoi qeveria sot në konferencën e saj të përditshme për shtyp.

“Në vend u regjistruan sot 626 vdekje shtesë nga COVID-19, duke e çuar totalin në 31 241 dhe duke e bërë Britaninë e Madhe të jetë vendi i dytë më i goditur në botë, SHBA-së”, tha ministri i Mjedisit, George Eustice.

Në pritje të një fjalimi të Boris Johnson të dielën në mbrëmje, për një lehtësim të mundshëm të izolimit në vend, i cili pritet të jetë shumë i kufizuar, Eustice u bëri thirrje britanikëve që të respektojnë kufizimet për lëvizjen dhe të qëndrojnë në shtëpi, pavarësisht motit të mirë dhe fundjavave triditore.

(Kosova Sot Online)