Shifrat premtuese me COVID-19, më shumë të shëruar sesa raste aktive

  • 09 May 2020 - 07:49
Shifrat premtuese me COVID-19, më shumë të shëruar sesa raste aktive

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka konfirmuar mbrëmë edhe 61 të shëruar nga koronavirusi duke e çuar numrin e të shëruarve në 622.

Bazuar në të dhënat e IKSHPK-së, nga 862 raste sa janë gjithsej, vetëm 212 janë raste aktive.

Rastet e para me koronavirus në vend janë konfirmuar më 13 mars, derisa ka ditë që numri i të shëruarve është shumëfish më i madh se numri i raste të reja.

Betejën me koronavirus në Kosovë e kanë humbur 28 persona.

(Kosova Sot Online )