Obama e godet Trump-in për trajtimin e koronavirusit: Është një katastrofë kaotike dhe absolute

  • 09 May 2020 - 10:41
 Obama e godet Trump-in për trajtimin e koronavirusit: Është një katastrofë kaotike dhe absolute

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, ka thënë se menaxhimi i situatës së pandemisë nga administrata e presidentit Trump ka qenë një katastrofë kaotike dhe absolute.

Paraardhësi i kreut të tanishëm të Shtëpisë së Bardhë akuzoi Trump-in dhe aleatët e tij për përkeqësim të tensioneve në vend, gjë që, sipas tij, i kanë penguar përpjekjet për pakësimin e rasteve të infektimeve në nivel kombëtar.

“Ato që ne po i luftojmë janë këto trendet afatgjate të të qenët koprracë, fisnorë, të përçarë dhe duke i parë të tjerët si armiq, këto janë bërë impuls më i fuqishëm në jetën amerikane”, tha ish-presidenti Obama.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara deri më tani i kanë shënuar mbi 1.3 milion raste të infektimeve me Covid-19 dhe rreth 78 mijë të vdekur, duke e zënë bindshëm vendin e parë në botë, shkruan “Daily Mail”.

Ky ishte sulmi më i ashpër i ish-presidentit Obama ndaj administratës aktuale rreth menaxhimit të pandemisë pasi muajin e kaluar ai dha kritika më të buta për pasardhësin e tij, duke pretenduar se nuk është hartuar një plan koherent kombëtar për t’u përballur me krizën shëndetësore.

(Kosova Sot Online)