Ushtroi dhunë fizike e psikike vazhdimisht ndaj vëllaut, Gjykata i cakton një muaj paraburgim

  • 09 May 2020 - 16:27
 Ushtroi dhunë fizike e psikike vazhdimisht ndaj vëllaut, Gjykata i cakton një muaj paraburgim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurës SH.M. për dhunë në familje.

“Të pandehurës SH.M. iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, pasi që Gjykata ka konstatuar se janë përmbushur kriteret në bazë të nenit 187 par.1 nën par. 1.1, e 1.2, pikat 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPP-së”, thuhet në komunikatë.

Gjykata ka konstatuar se masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që po të gjendet në liri e pandehura SH.M. mund të përsëris ose të kryejë vepra tjera penale dhe të ndikoj në të dëmtuarin – vëllain e saj, pasi që e njëjta në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj të dëmtuarit.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

(Kosova Sot Online)