E thotë eksperti Shala:Krimi i organizuar transnacional po rritet në Kosovë

  • 11 May 2020 - 06:59
E thotë eksperti Shala:Krimi i organizuar transnacional po rritet në Kosovë

“Kosova bazuar në pozitën e saj gjeografike dhe rrugës se lidhjes lindjes me perëndimin e bënë që aktiviteti kriminal i strukturua (krim i organizuar) trans nacional të kenë mundësi të veprojnë edhe në Kosovë. Prandaj Institucionet e Sigurisë se vendit me theks të veçantë Policia e Kosovës duhet që spektri politik të mundësoj në fushën diplomatike që PK-ja të anëtarësohet në INTERPOL dhe me ketë veprim të ju lehtësohet procesi hetimor penal pa pengesa burokrate”, thotë eksperti i fushës së sigurisë Drizan Shala.

Image
Drizan Shala

Vonesa dhe dështimi i anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL sipas eksperti të fushës së sigurisë Drizan Shala, është bërë një nga faktorët kyç që po ndikon që të mos luftohet më me efikasitet luftohet krimi i organizuar trans nacional dhe grupet e mafies ndërkombëtare që po e përdorin Kosovën si vend strehim të përkohshëm, duke bashkëpunuar ngushtë edhe me grupet lokale të krimit të organizuar. Prandaj, sipas z. Shala, dështimi i anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL po mbetet një kartë e diplomacisë së dështuar në të gjitha mandatet e qeverisjeve të deritanishme të shtetit, në këto 12 vite pas shpalljes së pavarësisë, pasi që pamundësia e koordinimit të institucioneve të sigurisë dhe ligjit në Kosovë, me ato ndërkombëtare, po paraqesin pengesë serioze të luftimit të rrjeteve ndërkombëtare të krimit të organizuar, që e përdorin Kosovën si vend strehim apo edhe vend transit të qarkullimit dhe të organizimit të tyre pasi që Kosova ka një pozitë të favorshme për lidhje të sigurt dhe të shpejtë të rrugëve ndërkombëtare të qarkullimit.

“Kosova bazuar në pozitën e saj gjeografike dhe rrugës se lidhjes lindjes me perëndimin e bënë që aktiviteti kriminal i strukturua (krim i organizuar) trans nacional të kenë mundësi të veprojnë edhe në Kosovë. Prandaj Institucionet e Sigurisë se vendit me theks të veçantë Policia e Kosovës duhet që spektri politik të mundësoj në fushën diplomatike që PK-ja të anëtarësohet në INTERPOL dhe me ketë veprim të ju lehtësohet procesi hetimor penal pa pengesa burokrate. Ndërsa organet tjera të drejtësisë ti qasen këtij problemi më me seriozitet, i cili problem në të ardhmen, krahas korrupsionit, edhe kjo dukuri të jetë në trend të rritjes”, thotë eksperti Drizan Shala.

(Kosova Sot Online)