E thotë analisti: Uzurpatorët e partive politike mbajnë peng shtetin dhe demokracinë Kosovare

  • 12 May 2020 - 18:16
E thotë analisti: Uzurpatorët e partive politike mbajnë peng shtetin dhe demokracinë Kosovare

“Pra siç konfirmon edhe Freedom House në raportin e radhës, demokracia në Kosovë mbetet larg vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, andaj ky argument duhet të shërbejë si moment unifikimi të spektrit politik me qëllim të avancimit të demokracisë së Kosovës, megjithëse mbetet pikëpyetje se sa mund të arrihet progres në këtë drejtim, pa ndryshuara strukturat e vjetra drejtuese dhe mentaliteti i tanishëm i politikë bërjes nëpër partitë tona politike të uzurpuara nga liderët e shndërruar në pronar dhe “baballarë” të këtyre partive”, thotë analisti politik Gani Qarri.

Zhvillimi dhe avancimi i kulturës demokratike, në politik bërjen e shtetit të ri të Kosovës, sipas raporteve të organizatave ndërkombëtare, vazhdon të jetë në nivelin më të ulët në Evropë dhe në rajon. Kjo ngecje sipas këtyre raportimeve vjen për faktin se politik bërja është e uzurpuar nga liderët që janë bërë edhe pronar të partive politike, duke i shndërruar ato 100% në prona private të pa prekshme dhe të drejtuara me arbitraritet të cilit duhet ti nënshtrohen servilët e liderit. E për pasojat e kësaj ngecje, dhe të këtij trendi negativ në rritje, ka folur edhe analisti politik Gani Qarri.

Image
Gani Qarri

“Mjerisht jo vetëm gjatë komunizmit por edhe në ditët e sotme demokracia në Kosovë vijon të mos shihet si normë e participimit të shoqërisë në vendimmarrje,por si formë për tu ngjitur në pushtet dhe mundësi për të sunduar partitë,vendin dhe shoqërinë me arbitraritet. Kështu që nivelin e demokracisë në Kosovë vazhdon ta rrezikojë në vijimësi politik bërja e uzurpuar nga liderët që janë bërë edhe pronar të partive politike, duke i shndërruar ato 100% në prona të paprekshme private dhe të drejtuara në mënyrë arbitrare, ku servilët ende duhet ti nënshtrohen liderit. Edhe në komentet e Institutit EPIK lidhur me raportin e fundit të Freedom House, thuhet se për dallim nga vendet tjera të Ballkanit Kosova dhe Maqedonia e Veriut, kanë vazhduar trendin negativ të degradimit të kualitetit të demokracisë dhe zhvillimet e fundit në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kërcënojnë progresin e arritur deri më sot”, thotë analisti politik Gani Qarri.

“Sipas këtij instituti edhe pse ka progres të vazhdueshëm në demokraci, por ai është shumë i ngadaltë dhe sidomos, sa i përket Kosovës, raporti njeh progresin inkremental, por të vazhdueshëm, të demokracisë, dhe Kosova mbetet vend me demokracinë më të dobët në rajon me vetëm 0.18 pikë larg kualifikimit si shoqëri me regjim Gjysmë-të Konsoliduar Autoritar. Në vitin 2010, Kosova ishte ranguar me 32 pikë, ndërsa në vitin 2020 ka marr 36 pikë,me fjalë të tjera, andaj në raport thuhet se me trendin e tanishëm, me vetëm 4 pikë avancim, në 10 vjet të progresit, Kosovës do t’i duhen 30 vite për të arritur nivelin e demokracisë së Malit të Zi, ndërsa 115 vite për të arritur nivelin e demokracisë së Sllovenisë”, thotë analisti Gani Qarri.

Ngecja në demokratizimin e brendshëm politik dhe institucional, uzurpimi i partive politike nga liderët dhe pengesat që krijohen për kuadrot e reja, sipas Qarrit, po e shndërron në vendin më të izoluar prandaj klasa politike në vend duhet ta merr seriozisht këtë analizë të radhës. “Pra siç konfirmon edhe Freedom House në raportin e radhës, demokracia në Kosovë mbetet larg vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, andaj ky argument duhet të shërbejë si moment unifikimi të spektrit politik me qëllim të avancimit të demokracisë së Kosovës, megjithëse mbetet pikëpyetje se sa mund të arrihet progres në këtë drejtim, pa ndryshuara strukturat e vjetra drejtuese dhe mentaliteti i tanishëm i politikë bërjes nëpër partitë tona politike të uzurpuara nga liderët e shndërruar në pronar dhe “baballarë” të këtyre partive”, thotë analisti politik Gani Qarri.

(Kosova Sot Online)