Ministrja Bajrami shkarkon 3 anëtarë të Këshillit të UP-së

  • 13 May 2020 - 16:48
 Ministrja Bajrami shkarkon 3 anëtarë të Këshillit të UP-së

Ministrja në detyrë e Arsimit, Hykmete Bajrami, ka shkarkuar tre anëtarë të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës.

Ujkan Bajra, Drita Shoshi dhe Fadil Osmani janë shkarkuar nga Këshillit Drejtues i UP’së.

Shkarkimet i ka konfirmuar për  Express, Ermal Lubishtani, këshilltar i ministres Bajrami.

Ministrja në detyrë i ka zëvendësuar tre anëtarët me Fisnik Reçiçën, Muharrem Bajramin dhe Mentor Gecin.

(Kosova Sot Online)