Drenas: Një muaj paraburgim për babanë që rrahu vajzën e tij

  • 13 May 2020 - 16:57
 Drenas: Një muaj paraburgim për babanë që rrahu vajzën e tij

Gjykata Themelore e Prishtinë – Dega në Drenas ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës një muaj paraburgim kundër të pandehurit B.K. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale dhunë në familje.

“Gjykata ka konstatuar se paraburgimi është masë adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi nëse do të gjendet në liri i pandehuri mund të përsërisë ose të kryejë vepra tjera penale, dhe të ndikojë në të dëmtuarën – vajzën e tij”- njofton Gjykata Themelore e Prishtinës.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

(Kosova Sot Online)