Vaksina kundër Covid-19 u testua me sukses në majmunët e llojit “ Rezus-Makaki”

  • 15 May 2020 - 18:24
Vaksina kundër Covid-19 u testua me sukses në majmunët e llojit “ Rezus-Makaki”

Vaksina potenciale kundër virusit Corona ka dhënë rezultate të mira me rastin e testimit të kryer në majmunët e llojit  “Rezus-Makaki” sistemi imunitar i të cilëve është i ngjashëm me atë të njeriut, shkruan “B92” .

Rezultatet e këtij testimi na japin shpresë që kjo vaksinë mund të mbrojë nga virusi Corona edhe njerëzit, mirëpo ende nuk ka garanci-on rreth këtij përfundimi.

BBC konstaton se gjatë testimit të rasteve kundër virusit SARS-CoV-2 ishin  të ekspozuar grupi i këtij lloji të majmunëve, tek gjashtë prej tyre që kanë marr këtë vaksinë kanë pasur më pak prani të virusit në mushkëri dhe rrugët r frymëmarrjes dhe tek ata nuk ka pasur ndezje të mushkërive sikurse as pasoja negative të vaksinës.

Ky hulumtim është realizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me pjesëmarrjen e hulumtuesve edhe ekspertëve nga entet shëndetësore në atë vend dhe ekspertëve nga Universiteti i Oksfordit

Si thekson BBC, në ndërkohë ka nisur edhe testimi klinik i kësaj vaksine edhe tek njerëzit.

(Kosova Sot Online)