Godet profesori i së drejtës: Kosovën po e rrezikon krimi i organizuar i jakave të bardha

  • 19 May 2020 - 16:20
Godet profesori i së drejtës: Kosovën po e rrezikon krimi i organizuar i jakave të bardha

“Vetëm po të shikohen pasuritë e ish ministrave, të ush-deputetëve apo të këtyre aktualisht, të kryeministrave dhe të shumë segmenteve të tjerë nëpër borde e firma, del një krimi i intensitetit shumë të lartë. E çka të thuhet për gjyqtarët, prokurorët e shumë subjekte të lidhura me drejtësinë. Ata janë shumë të pasur. E kudo ajo pasuri nuk është krijuar me të ardhura personale. Nuk ka mundësi. Kemi krime, keqpërdorime dhe vjedhje. Pra, kemi dështim total në fushën e tillë , gjë që i bënë të domosdoshme akuzat, por që pa VETTING kurrë nuk ndalet ky çrregullim total”, thotë profesori i së drejtës Muhamet Kelmendi.

Gjykata e Apelit e ka konfirmuar aktakuzën ndaj ish-ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit nga radhët e PDK-së Kujtim Gashi, i cili po akuzohet se ka keqpërdorë detyrën zyrtare gjatë kohës sa ishte kryesues i Kuvendit Komunal në Prizren. Përderisa bëhet fjalë për një rast të nivelit të lartë të politikës, njohësit e fushës së të drejtës theksojnë se do të ishte mirë që në raste të tilla drejtësia të jetë e pa kompromis, por fatkeqësisht, këto edhe pse po trajtohen po bëhen publike, me kalimin e kohës përsëri po dështojnë dhe të dyshuarit e të akuzuarit po shpallen të pa fajshëm. Profesori i së drejtës Muhamet Kelmendi, edhe pse e sheh si një lëvizje pozitive nga ana e drejtësisë rastin e trajtuar nga Apeli, është skeptik që do të ketë dënim meritor pasi që rastet e nivelit të lartë, që të gjitha pa dallim, po dështojnë në përmbyllje të procesit gjyqësor. Ky rast sipas Kelmendit e dëshmon se sa thellë është i zhytur në korrupsion ky subjekt politik i cili e akuzon Qeverinë në detyrë për afera të tilla edhe pse nuk ju dha mundësia ta dëshmon dhe demonstron në kushte normale mënyrën e qeverisjes. Sipas Kelmendit, po të kishte drejtësi plotësisht të pa varur, komplet dosja e klanit PRONTO do të duhej përfunduar në hetuesi, për ti akuzuar e dërguar në burg, për të gjitha ato aferat e tyre korruptive që ka kohë defilonin nëpër medie me storje e kamera, por sikur po harrohen. Prandaj sipas profesor Kelmendit Kosova po vuan për një drejtësi të pa varur dhe të pa ndikuar nga politika kriminale.

Image
Muhamet Kelmendi

“Kosova është e mbushur me krime të natyrave të ndryshme. Prijnë krimet nga pozitat e shtetit sepse nga kjo bazë janë kryere vepra të rënda penale në fushën ekonomike dhe financiare, në pozitat e shtetit. Por edhe pse dihet kjo gjendje, sikurse u pa në regjistrimet e bëra, nuk kemi dënime mbi bazën e saj. Kjo për faktin se sistemi gjyqësor, ai prokurorial dhe deri në strukturat e policisë, sikundër edhe të agjencive të tjera, janë të ndikuara nga politika, dhe prandaj kemi një gjendje që kontrollohet kryesisht nga PDK dhe nga LDK. Dhe gjatë kohës kur kemi këso gjendjeje në Kosovë do të lulëzon krimi dhe korrupsioni,dhe nuk do të kemi dënime. Ne do të kemi hapje të hetimeve dhe përfundimin e tyre në mungesë gjëja se të provave dhe dëshmive për të dënuar. Të gjitha rastet e natyrës së tillë në nivel të lartë kanë përfunduar kështu. Nuk kemi dënime. Kjo gjendje do të vazhdon dhe tërë kohën sa nuk do të kemi VETTING në tërë sistemin, lufta kundër kësaj dukurie nuk do të zhvillohet. Do të kemi vjedhje pas vjedhjeve”, thotë Muhamet Kelmendi.

Akuzat që opozita tash po i drejton për korrupsion ndaj partisë në pushtet LVV- Kelemendithotë se nuk mundë të merren si shumë të besueshme, pasi rivalët politik e bëjnë këtë punë për interesat e tyre dhe kjo është normale e nuk do të ndalet kurrë, mirëpo për të qenë serioz dhe në funksion të informimit të drejtë, duhet të zbardhen fakte nëse ato ekzistojnë.

“Nuk dua të them se ka apo nuk ka vepra penale tash nga pozita. Kjo për faktin se është herët të vlerësohet dhe ende nuk kemi fakte konkrete. Po flitet për keqpërdorime dhe kjo mundë të jetë e vërtetë. Unë nuk i di. Megjithatë lufta e tillë midis subjekteve do të vazhdon. Dhe kjo është gjë e pritur për faktin se kemi dështime të sistemit dhe në vendet kur drejtësia dështon vazhdon lufta në skenën politike për vendet e sistemit të drejtësisë. Akuzat do të intesifikohen midis subjekteve e politikanëve, sepse ato nuk po dënohen, ndaj mbeten vetëm akuzat dhe dyshimet. Por, një çështje është e qartë, është fakti se krim dhe korrupsion ka pasur dhe ka mjaft. Vetëm po të shikohen pasuritë e ish ministrave, të ush-deputetëve apo të këtyre aktualisht, të kryeministrave dhe të shumë segmenteve të tjerë nëpër borde e firma, del një krimi i intensitetit shumë të lartë. E çka të thuhet për gjyqtarët, prokurorët e shumë subjekte të lidhura me drejtësinë. Ata janë shumë të pasur. E kudo ajo pasuri nuk është krijuar me të ardhura personale. Nuk ka mundësi. Kemi krime, keqpërdorime dhe vjedhje. Pra, kemi dështim total në fushën e tillë , gjë që i bënë të domosdoshme akuzat, por që pa VETTING kurrë nuk ndalet ky çrregullim total”, thotë profesori i së drejtës Muhamet Kelmendi.

(Kosova Sot Online)