Pas pandemisë po vjen vera e nxehtë, dekriminalizimi i skenës politike nga Gjykata Speciale

  • 20 May 2020 - 13:08
Pas pandemisë po vjen vera e nxehtë, dekriminalizimi i skenës politike nga Gjykata Speciale

“E kemi thënë edhe më parë se skena politike mund të ndikohet nga puna e Gjykatës Special dhe ngritja e aktakuzave që priten të bëhen së shpejti, pasi numri më i madh që pritet të dalin para kësaj gjykata janë eksponentë politik të partive që thirrën në të ashtuquajturin “Krahu I Luftës”. Mbase në këtë aspekt , përveç vënies së drejtësisë dhe dënimin e krimeve të bëra nga individ në uniform dhe në emër të UCK-së, në aspektin e ndikimit të skenën politike, Gjykata Special do të jetë shumë e shëndetshme për vendin, pasi do ta bëjë edhe dekriminalizimin e skenës politike të Kosovës”, thotë analisti politik Nexhat Haziri.

Image
Nexhat Haziri

Njohësit e zhvillimeve politike në vend, pas kalimit gradual të situatës së renduar me pandeminë e koronavirusit,nga e cila u bllokua kati e gjithë jeta institucionale në vend, presin aktivizimin e një vere të nxehtë të veprimit aktiv të punës së Gjykatës Speciale, në mënyrë të përshkallëzuar. Vlerësimi i tillë vjen duke u bazuar në deklaratat e ditëve të fundit të zyrtarëve të Gjykatës Speciale se ky institucion i drejtësisë ndërkombëtare, që për trajtim do të ketë dyshimet për krime lufte, është i gatshëm për ti nisur shpejtë e pa vonesë proceset gjyqësore, mbi bazën e aktakuzave që janë deponuar dhe ngritur deri më tani. Edhe pse me intensitet të ulët, deri më tani Gjykata Speciale nuk e ka ndalur krejtësisht punën, as gjatë pandemisë së koronavirusit. Në pritje të shqyrtimit të aktakuzave të para, zyrtarë të kësaj gjykate me seli në Hagë kanë thënë se janë të përgatitur për t’i zhvilluar proceset gjyqësore. “Dhomat e Specializuara të Kosovës janë plotësisht funksionale dhe të përgatitura për të zhvilluar procese të drejta, të paanshme dhe të pavarura në një mjedis të sigurt. Pavarësisht pandemisë së COVID-19, Dhomat e Specializuara po vazhdojnë punën intensivisht për t’u siguruar që të përmbushet mandati i gjykatës”, ka thënë zëdhënësi i Gjykatës Speciale, Michael Doyle.

Sikur që është raportuar, deri më tani janë deponuar dy aktakuza pranë Dhomave të Specializuara, njëra në shkurt dhe tjetra në muajin prill të këtij viti. Korriku është afati i fundit gjashtëmujor brenda të cilit duhet të konfirmohet ose të hidhet poshtë aktakuza e parë. Sipas parimit tëbazuar ne ligjin e kësaj gjykate,përmbajta e aktakuzës është konfidenciale dhe ajo bëhet publike vetëm nëse konfirmohen dyshimet e bazuara nga gjykatësi i procedurës paraprake. Në muajin shkurt, Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës e ka caktuari gjyqtarin paraprak për t’i shqyrtuar aktakuzat e paraqitura nga Prokurori i Specializuar, kurse po në muajin prill, përsëri caktoi gjyqtarin e procedurës paraprake për të shqyrtuar një aktakuzë të re. Deri më tani janë rreth 250 persona që janë ftuar nga Dhomat e Specializuara për t’u intervistuar në Hagë ose në zyrat e EULEX-it në Prishtinë. Shumë prej tyre janë nga hierarkia e lartë e UÇK-së dhe ish-Komandantë të Zonave. Ndryshimi në intensitet të punës së kësaj Gjykate, sipas analistit politik Nexhat Haziri, nuk do të mundë të kalon pa ndikimi tronditëse edhe në skenën politike, sidomos tek subjektet të cilatthirren se janë trashëgimtare të krahut të luftës dhe në strukturat e tyregjenden emra të të dyshuarve që janë apostrofuar edhe në Raportin e Dick Martit.

“E kemi thënë edhe më parë se skena politike mund të ndikohet nga puna e Gjykatës Special dhe ngritja e e aktakuzave që priten të bëhen së shpejti, pasi numri më i madh që pritet të dalin para kësaj gjykata janë eksponentë politik të partive që thirrën në të ashtuquajturin “Krahu i Luftës”. Mbase në këtë aspekt, përveç vënies së drejtësisë dhe dënimin e krimeve të bëra nga individ në uniform dhe në emër të UCK-së, në aspektin e ndikimit të skenën politike, Gjykata Special do të jetë shumë e shëndetshme për vendin, pasi do ta bëjë edhe dekriminalizimin e skenës politike të Kosovës”, thotë analisti politik Nexhat Haziri.

Sipas Hazirit, ky pastrin i skenës politike në vend, edhe përmes kësaj gjykate është i domosdoshëm sepseabuzuesit me uniformën e UÇK-së janë edhe uzurpator e plaçkitës të shtetit, prandaj duke u ndjekur nga kjo Gjykatë për shkeljen e ligjeve të luftës, ata do të marrin dënimin meritor edhe për krimet e ndryshme të pasluftës. “ E them këtë për arsye se për 20 vite ish-eksponentët më të lartë të UCK-së, duke qenë të involvuar në krime dhe vrasje gjatë dhe pas luftës, arritën që të kapin pushtetin dhe shtetin duke mos lejuar që asnjëherë të ndodhë drejtësia në këtë vend, për ti hetuar dhe trajtuar krimet e bëra në luftë, por edhe implikimi i tyre në veprimtari të jashtëligjshëm në krim dhe korrupsion”, thotë analisti politik Nexhat Haziri.

(Kosova Sot Online)