Asnjë rast i prekur me ethe hemorragjike në Malishevë

  • 22 May 2020 - 16:23
 Asnjë rast i prekur me ethe hemorragjike në Malishevë

Shtabi komunal për menaxhimin e situatës pandemike me ethe hemorragjike krime kongo (EHKK) në Komunën e Malishevës, në mbledhjen e mbajtur sot e ka vlerësuar të qetë situatën me EHKK dhe nën kontroll.

Gjithashtu u bë e ditur se nuk ka asnjë rast të infektuar me virusin e EHKK.

Këtë takim e ka drejtuar kryetari i shtabit, Liridon Hoti, ndërsa nga anëtarët e shtabit, u shpreh shqetësimi për mosrealizimin e repelimit të kafshëve, proces i cili në vitet e kaluara ka luajtur rol të madh, pasi repelimi konsiderohet si një proces i cili ndërpret ciklin e rriqrave dhe bartjen e tyre nga fusha.

Sipas shtabit, deri më tani, procesi i dezinsektimit të zonave endemike është duke shkuar mirë, pavarësisht ndërprerjeve të herëpashershme për shkak të kushteve atmosferike.

(Kosova Sot Online)