Maqedoni, 37 raste të reja me korona virus në mbarë vendin

  • 24 May 2020 - 19:48
Maqedoni,  37 raste të reja me korona virus në mbarë vendin

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë testuar 508 persona, ndërsa pozitiv me koronavirus kanë dalë 37 persona. 188 testime janë bërë në kuadër të skriningut. Sipas qyteteve raste janë regjistruar: Shkup – 12, Kumanovë – 8, Shtip – 2, Prilep – 2, Tetovë – 7, Strugë – 4 dhe Ohër – 2.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 11 persona. Në: Shkup – 2, Prilep – 7, Veles – 2. Gjatë 24 orëve të fundit nuk janë regjistruar pacientë të vdekur nga Kovid-19, përcjell Express.

Numri i përgjithshëm i Kovid-19 i të diagnostikuarve në vend nga fillimi i epidemisë është 1.978, numri i pacientëve të shëruar është 1.422, i të vdekurve 113, ndërsa në këtë moment numri i rasteve aktive në vend është 443. Raste aktive më tepër ka në Shkup-199, Tetovë-77, Veles 43.

Në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile, gjatë 24 orëve të kaluara janë pranuar katër pacientë të rinj, ndërsa janë hospitalizuar 58. Në përkrahje me oksigjen janë 24, ndërsa në ventilim mekanik janë dy pacientë. Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar pesë pacientë të rinj, ndërsa të hospitalizuar janë 18. Në respiratorë janë pesë, ndërsa me fotografi më të rëndë klinike janë edhe katër pacientë.

(Kosova Sot Online)