Kryeministrit holandez i vdes nëna në moshën 96-vjeçare

  • 25 May 2020 - 13:04
Kryeministrit holandez i vdes nëna në moshën 96-vjeçare

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ka njoftuar të hënën se nëna e tij ka vdekur në moshën 96-vjeçare më 13 maj.

“Familja ime dhe unë jemi mirënjohës që e kemi pasur atë me ne për një kohë kaq të gjatë”, thuhet në deklaratën e kryeministrit.

Sidoqoftë, në njoftim nuk përmendet shkaku i vdekjes së zonjës së moshuar, shkruan “Reuters”.

Ndryshe, Mark Rutte është duke shërbyer në pozitën e shefit të qeverisë holandeze nga viti 2010, ndërsa njëkohësisht është kryetar i Partisë Popullore për Liri dhe Demokraci, post që e mban nga viti 2006.

Para se të merrej me politikë, ai është marrë me biznes. Nga viti 2004 deri më 2006, ka shërbyer si sekretar shtetëror për arsim, kulturë dhe shkencë.

(Kosova Sot Online )