Pesë të lënduar në një aksident në Mitrovicë - kjo është gjendja
Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot rreth orës 13:30, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë.
Zëdhënësi i Policisë rajonale në Mitrovicë, Avni Zahiti ka bërë të ditur se në këtë aksident ishin të përfshira dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara pesë persona kane kërkuar tretman mjekësor.
Policia rajonale e Mitrovicës nuk ka dhënë më shumë detaje në lidhje me rastin.
(Kosova Sot Online)