Godet analisti: Ky do të jetë rreziku i fillimit të dialogut me Serbinë pa platformë nacionale dhe pa unitet politik

  • 26 May 2020 - 06:53
Godet analisti: Ky do të jetë rreziku i fillimit të dialogut me Serbinë pa platformë nacionale dhe pa unitet politik

“Kohën e mbetur duhet shfrytëzuar sa më mirë, në mënyrë që ne të jemi të përgatitur, që në momentin e parë, kur palët e përfshira dhe ndërmjetësuesi e sheh të rrugës që ky proces të rifillojë, sepse ne jemi të interesuar për një dialog që nuk është akt drejt marrëveshjes, por një proces drejt marrëveshjes. Megjithatë nëse spektri politik i Kosovës vazhdon me avazin e vjetër të vënies së interesave personale mbi ato shtetërore, siç ka vepruar në vazhdimësi kuislingu Hashim Thaçi që nga fillimi deri më tani, si dhe nderskëmbcave e përçarjeve ndërpartiake dhe pozitë e opozitë edhe më tej nuk bashkohen rreth një platforme të përbashkët të interesit shtetëror e nacional, rifillimi i këtij procesi do të jetë shumë i rrezikshëm për ruajtjen e plotë të sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit të Kosovës”, thotë analisti politik Gani Qarri.

Image
Gani Qarri

Analisti politik Gani Qarri, duke përcjellë që nga fillimi i këtij mandati të ri qeverisës, qëndrimin e Qeverisë Kurti rreth mënyrës së vazhdimit të dialogut me Serbinë, dhe parimeve që do të duhej ndjekur për vazhdimin e tij, si she akuzat që i janë drejtuar kryeministrit në detyrë për kinse bllokim të procesit, me anti amerikanizëm dhe anti evropianizëm, thotë se kjo ishte vetëm një fushatë fallto për të grabitur pushtetin, ngase koha po i demanton të gjitha akuzat që ju kanë atij, madje duke thënë se ai ka pasur mungesë vizioni dhe guximi që të ballafaqohet në dialog me ikje nga përgjegjësia

Sipas Qarrit kjo më së miri vërtetohet nga fakti që Qeveria në detyrë e ka mirëprit kërkesën për rifillimin e dialogut nga Gjermania dhe Franca por jo pa parime dhe jo kuturu siç kanë vepruar të gjitha qeverisjet e deritanishme që në dialog kanë shkuar me duar në Xhepa, ose si Hashim Thaçi me projektin e ndërtuar nga Aleksandër Vuçiqi për ti dhuruar Serbisë ato territore të komunave që sipas Thaçit, dikur ja paska dhuruar Kosovës Rankoviqi. Qarri thotë se vrapi i partnerëve të PAN-it, për ta “grabitur” timonin e dialogut, ka për qëllim vazhdimin e traditës së pazareve të rrezikshme në dëm të Kosovës, sikur që kanë filluar me Maqedoninë, me Malin e Zi dhe tash janë afër të vazhdojnë edhe me Serbin.

“Ri fillimi i dialogut me Serbinë duhet të nisë vetëm atëherë kur ky dialog të jetë i përgatitur mirë dhe me njerëz të ditur e profesional politik, si dhe një platformë të qartë koncensuale shtetërore, në mënyrë që të mos dështojmë sërish në bisedime dhe paditurinë e palës kosovare, përsëri ta kompensojmë me falje të tokave të vlershme të Kosovës. Vetëm pak kohë më parë përkundër rezolutës së nxjerrë në parlament, 2000 mijë hektar tokë të Kosovës iu falën Maqedonisë, ndërsa së fundi, në emër të rrejshëm të liberalizimit të vizave, gjë që nuk ndodhi kurrë, Hashim Thaçi, Isa Mustafa e Ramush Haradinaj i shitën edhe 8300 hektar tjerë tokë, aq të çmueshme të Kosovës, bashkë me Kullën e Çakorrin Malit të Zi. Ndaj vet koha po demanton të gjitha akuzat që nga shitësit e vendit dhe pazargjinjtë e trishtë të tokave të Kosovës, ju kanë bërë kryeministrit në detyrë Albin Kurti për mungesë vizioni e guximi që të ballafaqohet në dialogun me Serbinë dhe ikjen nga përgjegjësja e antiamerikanizmin si një akuzë më tepër e shpifur ndaj Kurtit vetëm si pretekst për ti grabitur atij mandatin qeverisës, nga ish partitë e dështuara të PAN-it”, thotë analisti politik Gani Qarri.

“Për aq më tepër, Qeveria në detyrë e ka mirëpritur kërkesën për rifillimin e dialogut nga Gjermania dhe Franca por jo pa parime dhe jo kuturu siç kanë vepruar të gjitha qeverisjet e deritanishme që në dialog kanë shkuar me duar në xhepa, apo edhe më keq, si Hashim Thaçi i cili me projektin e ndërtuar nga Aleksandër Vuçiqi, shkonte për ti dhuruar Serbisë, komunat që kinse dikur na paska dhuruar Rankoviqi dhe territore si veriu e pjesët tjera më vitale të vendit, pa të cilat Kosova nuk mund të ekzistojë më si shtet”, thotë analisti Gani Qarri.

Kështu sipas Qarrit, edhe zëdhënësi i qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu, me të drejtë deklaroi se, dialogu duhet të rifillojë atëherë kur të gjitha palët e përfshira në këtë proces shprehin një gatishmëri të tillë, por pasi që në njërën anë ne jemi në një situatë kur kemi një qeveri në detyrë, ndërsa në anën tjetër shteti i Serbisë është pranë zgjedhjeve nacionale, duhet pritur vendimet dhe veprimet e BE-së, që si ndërmjetësuese, ajo të sinjalizoi fillimin e këtyre bisedimeve. Pala Kosovare, sipas Qeverisë duhet përgatitur platformën e vetë konkrete që të mos dështon në këtë proces serioz.

“Kohën e mbetur duhet shfrytëzuar sa më mirë, në mënyrë që ne të jemi të përgatitur, që në momentin e parë, kur palët e përfshira dhe ndërmjetësuesi e sheh të rrugës që ky proces të rifillojë, sepse ne jemi të interesuar për një dialog që nuk është akt drejt marrëveshjes, por një proces drejt marrëveshjes. Megjithatë nëse spektri politik i Kosovës vazhdon me avazin e vjetër të vënies së interesave personale mbi ato shtetërore, siç ka vepruar në vazhdimësi kuislingu Hashim Thaçi që nga fillimi deri më tani, si dhe nderskëmbcave e përçarjeve ndërpartiake dhe pozitë e opozitë edhe më tej nuk bashkohen rreth një platforme të përbashkët të interesit shtetëror e nacional, rifillimi i këtij procesi do të jetë shumë i rrezikshëm për ruajtjen e plotë të sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit të Kosovës”, thotë analisti politik Gani Qarri.

(Kosova Sot Online)