Haradinaj: Kosova pagoi çmim të lartë për liri

  • 26 May 2020 - 08:18
Haradinaj: Kosova pagoi çmim të lartë për liri

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj kujtoi 21-vjetorin e masakrës së 27 shqiptarëve në lagjen Tusuz të Prizrenit.

Me këtë rast, Haradinaj shkroi se Kosova ka paguar çmim të lartë për liri dhe është përgjegjësi e jona që të çojmë drejtësinë në vend për dënimin e të gjitha krimeve serbe.

“Të vetëdijshëm se po e humbin luftën, në fundin e majit të vitit 1999, forcat serbe vazhduan gjenocidin mbi shqiptarët në Kosovë. Pak javë para çlirimit, u ekzekutuan njëzeteshtatëë shqiptarë të pafajshëm në lagjen Tusuz të Prizrenit. Kosova ka paguar çmim të lartë për liri dhe është përgjegjësi e jona që të çojmë drejtësinëë në vend për dënimin e të gjitha krimeve serbe. Lavdi të rënëve për lirinë e Kosovës!”, shkroi Haradinaj.

(Kosova Sot Online)